Kovaçevski pret ambasadorin e ri japonez: Avancimi i bashkëpunimit ekonomik me Japoninë dhe mbështetje e fortë për integrimin evropian të RMV-së

min lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka takuar ambasadoren e re të Japonisë në Shkup, Kazuya Ocuka.

Në takim siç njoftojnë nga Qeveria, është vlerësuar se ka një trend të avancimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për mundësitë për prezantimin e potencialit ekonomik për investime në Maqedoninë e Veriut para investitorëve japonezë.

“Kryeministri Kovaçevski falënderoi për miqësinë e madhe të kahmotshme dhe të sinqertë me Japoninë, e cila manifestohet me mbështetjen e vazhdueshme japoneze, në vlerë të përgjithshme prej mbi 430 milionë dollarë amerikanë, duke e bërë Japoninë ndër donatorët më të mëdhenj bilateral në Maqedoninë e Veriut.

Në të njëjtën kohë, kryeministri theksoi rëndësinë e nismës japoneze për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, e cila kontribuon më tej në thellimin e përgjithshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Story i mëparshëm

Pedagogu Klodian Dhoska paralajmëron protesta: Ne jemi emergjencë kombëtare, Kosova është shumë më përpara

Story i radhës

Mickoski: Çfarë ka politike dhe antishqiptare në publikimet për krimet e BDI-së?

Të fundit nga