Kovaçevski: Perspektiva e qartë e BE-së për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike për rajonin

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm çështje e zgjerimit, por është para se gjithash çështje e angazhimit të përbashkët strategjik. Integrimi do të thotë përkushtim i përbashkët për ndërtimin e Evropës së fuqishme, stabile dhe të bashkuar, si shtëpi e vlerave dhe fuqive demokratike dhe civilizuese, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin në debatin “Mos shiko veçmas – Hartimi i rrugës për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor” në kuadër të programit zyrtar të Konferencës së sigurisë së Munihut.

Në këtë kontekst të realizimit të këtij vizioni për Evropën, theksoi Kovaçevski, është jashtëzakonisht i mirë lajmi për vendimin e Këshilli Evropian nga 21 marsi i vitit 2020, me rekomandim për fillim të pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Për fat të keq ky rekomandim për fillim të pakushtëzuar, u kushtëzua nga bllokimi i Qeverisë paraprake të Bullgarisë. Ajo bllokadë është ende aktive. Por shumë shpesh deri më tani kemi treguar se Maqedonia e Veriut është vend i miqësisë dhe bashkëjetesës. Këto janë karakteristikat tona autentike. Kështu na njeh bota sot. Ndërtojmë miqësi. Jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët. Në këtë frymë Maqedonia e Veriut i ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për zhbllokimin e procesit të zgjerimit të BE-së”, theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se vendi ka punuar me përkushtim dhe po punon për reformat e brendshme në lidhje me kapitujt dhe legjislacionin e BE-së dhe fokusohet në arritjen e standardeve evropiane si parakusht për përparimin në integrimin në BE.

“Por më e rëndësishmja, në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë evropiane, kryeministri bullgar Petkov dhe unë në dy muajt e fundit, duke qenë se jemi të dy kryeministra, kemi intensifikuar bisedimet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me një vullnet të sinqertë për të ndërmarrë hapa të afrimit, bashkëpunimit dhe besimit, të cilat besojmë se do të na çojnë në zgjidhje të çështjeve tona bilaterale”, tha kryeministri Kovaçevski.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor funksionin si sistem i ndërlidhur. Kur ka progres në një vend, thekson, kjo është nxitje për progres edhe tek fqinjët tjerë.

“Bllokada e fillimit operativ të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-së ndjehet në gjithë rajonin si goditje serioze ndaj besimit për Unionin. Për shkak të mosmiratimit të kornizës negociuese, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria humbin kohë të çmuar. Por, çështja më e madhe është se çka humbet Bashkimi Evropian në këtë rast. Kredibiliteti i BE-së është vënë në pikëpyetje. Kjo situatë e inkurajon dhe përforcon interesin e palëve të treta në rajon. Nëse BE-ja tregon mungesë ka dobësi në Ballkanin Perëndimor, atëherë palët e treta do të kenë më shumë mundësi ta plotësojnë këtë zbrazëtirë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në planin gjeostrategjik”, thekson kryeministri.

Për këtë, shton në fjalim, BE-ja duhet të gjejë formulë se si ta mbajë fjalën dhe të vazhdojë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian ka për detyrë të tregojë në vepër se proces i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është i gjallë. Të fusë optimizëm se vlerat evropiane dhe parimet janë ende realitet.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në Procesin e Berlinit dhe në perspektivën evropiane, ndërsa qëllimi ynë është një dhe i vetmi – anëtarësim i barabartë në familjen e popujve dhe shteteve evropiane – Bashkimi Evropian.

Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut është vend kandidat që nga viti 2005.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Web3 in 2022: Defining a Concept & Developing a New Paradigm

Story i radhës

Tanket ruse hyjnë në Ukrainë! Kaos në kufi – detaji në automjetet e Putinit që tregon se pushtimi po fillon

Të fundit nga