Kovaçevski për karburantet: Sërish ka rritje të bursës, të shohim si do të ndikojë te ne

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se ulja e TVSh-së dhe akcizës për derivatet e naftës është duke dhënë efektet e veta, pasi siç thotë, tashmë ka filluar rënia e çmimeve, transmeton TV21.

Shton se rritja prej disa ditësh që u regjistrua në vendin tonë, erdhi si rezultat i rritjes së bursës.

Megjithatë vlerëson se disa operatorë kanë keqpërdorur këtë situatë, porositën sasi të madhe të derivateve, ndërkaq regjistruar humbje.

“Kishte sjellje spekulative. Një pjesë kanë pasur edhe humbje pasi atë ditë që ka pasur rritje, ata kanë bërë porosi të mëdha”, tha Kovaçevski.Njoftoi se sot sërish ka rritje të bursës.

“Sa e shoh se sot bursa ka rritje dhe do të shohim se si kjo do të ndikojë te ne”, tha Kovaçevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrangalla: Për luftën në Ukrainë mediat po përdorin frazeologji ksenofobike

Story i radhës

Trajneri i Manchester United ankohet: Nuk u luajt as 2 minuta ndeshje…

Të fundit nga