Kovaçevski për bllokadat e VMRO-së: Qasje e papërgjegjshme, po përgatitemi për dimër të vështirë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se qasja e VMRO-DPMNE-së është e gabuar, sidomos kur vendi dhe bota po përballet me krizë të madhe.

“Ju i shihni deklaratat e liderëve evropian dhe liderëve të fqinjëve tanë, dhe se bëhet fjalë për një krizë të madhe, na pret një dimër i vështirë dhe Qeveria po punon të sigurojë çdo që do të na nevojitet, që çmimet shokuese për qytetarët të jenë sa më të vogla. Ne jemi në përgatitje të ribalansit të buxhetit e cila po bëhet me përgjegjësi, pasi që Ministra e Financave po punon për uljen e harxhimeve të cilat nuk është patjetër të bëhen, me qëllim që të ketë mjete për kategorinë më të ndjeshme të qytetarëve dhe për përkrahjen e kompanive. Qasja e VMRO-s, që deri tani kamë thënë e opozitës, por shihet që nuk është opozita por është vetëm VMRO-ja, pasi partitë tjera politike janë më përgjegjshme se VMRO-ja”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

Story i mëparshëm

Të arrestuar për korrupsion, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e policëve të Morinës

Story i radhës

Verstappen ndryshon mendje

Të fundit nga