kovacevski mendoj se me ash ne mund te flasim per koalicione dhe pjesemarrje ne zgjedhje 655b49e6d61b8

Kovaçevski: Mendoj se me ASH-në mund të flasim për koalicione dhe pjesëmarrje në zgjedhje

November 20, 2023
1 minut lexim

-Nuk bëhet fjalë për bindje, qoftë që unë të bind dikë, apo dikush të më bind mua. Kur bëhen koalicione, është kyçe që të ndahen vlerat e përbashkëta, këtë e tha mes tjerash kryeministri njëherë edhe kryetar i LSDM-së, Dimimtar Kovaçevski në pyetjen nëse kanë arritur që ta bindin Aleancën për Shqiptarët që të bëhet pjesë e atë ashtuquajturit “Front Europian”, përcjell TV21. Kovaçevski tha se mendon edhe ASH ka vizion për një shoqëri moderne.

“Mendoj se Aleanca e ka atë kapacitet që të flitet për tema të tilla, duke marrë parasysh edhe potencialin e tyre të kuadrove dhe programit të tyre dhe mendoj se në këtë bazë mund të bëhen bisedime rreth koalicioneve të ardhshme dhe rreth pjesëmarrjeve të ardhshme në zgjedhje, megjithatë ta lëmë që të bëhen bisedime dhe zyrtarisht trupat e partive të marrin vendime në këtë pjesë”, theksoi Kovaçevski./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

turkiye do te fiken dhe ndizen dritat ne solidarizim me femijet ne palestine 655b49ad4931d
Story i mëparshëm

Türkiye, do të fiken dhe ndizen dritat në solidarizim me fëmijët në Palestinë

france anulohen fluturimet ne 4 aeroporte per shkak te greves se kontrolloreve 655b4ad999564
Story i radhës

Francë, anulohen fluturimet në 4 aeroporte për shkak të grevës së kontrollorëve

Të fundit nga

ShkoLartë