Kovaçevski ka dënuar vandalizmi mbi klubin maqedonas në Bllagoevgrad, pret reagim nga autoritetet bullgare

Kryeministri Dimitar Kovaçevski “dënoi ashpër aktin vandal” të goditjes me gurë të klubit maqedonas “Nikola Jonkov Vaptsarov” në Bllagoevgrad.

“Goditja me gurë e klubit maqedonas “Nikola Jonkov Vaptsarov” në Bllagoevgrad është një akt vandalizmi që e dënoj ashpër. Veprime të tilla nuk përputhen me politikën e dakorduar për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, respektit të ndërsjellë dhe miqësisë ndërmjet dy shteteve fqinje, ka thënë Kovaçevski në një postim në profilin e tij në Facebook.

Ai tha se pret që institucionet në Bullgari t’i gjejnë autorët dhe t’i dënojnë sa më shpejt.

“Pres që institucionet kompetente në Bullgari të zbulojnë dhe sanksionojnë sa më parë autorët dhe të dënojnë vandalizmin. Maqedonia e Veriut, në frymën e vlerave evropiane, do të vazhdojë përpjekjet e saj për forcimin e agjendës positive dhe diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, ka shkruar Kovaçevski.

Story i mëparshëm

Luboteni gjunjëzon Pejën

Story i radhës

ASH merr Shëndetësinë dhe Drejtësinë?

Të fundit nga