Kovaçevski: Dialogu me LSM-në me shumë gjasa do të vazhdojë nesër

Edhe mësimdhënësit edhe kujdestarët janë pjesë e sektorit publik dhe më vjen mirë që përmes dialogut me SASHK-un arritëm marrëveshje për rritjen e pagave për 15 për qind. Tashmë është planifikuar një rritje e buxhetit të profesorëve universitarë, ndërsa me kryetarin e LSM-së me shumë gjasa nesër do të vazhdojmë me dialogun, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen në Kanal 5 lidhur me negociatat me LSM-në për rritje lineare të pagave.

Sipas kryeministrit, janë tre tema të lidhura kur bëhet fjalë për rritjen e pagave.

“Kur kemi biseduar me SASHK-un dhe me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë kemi biseduar për tri gjëra. E para është rritja e pagave, e dyta është metodologjia për rritjen e pagave, e cila do të përfshijë performancën e punonjësve, rritjen e efikasitetit, rritjen e produktivitetit të tyre, por edhe miratimin e ligjit të ri për pagat. Ligji i ri sigurisht që do të ketë nevojë për një periudhë gjashtëmujore për harmonizim, por ka një mospërputhje të madhe në pagat e sektorit publik. Kjo mospërputhje duhet të hiqet sepse në fund të fundit çdo mospërputhje i prish marrëdhëniet e punës në sektorin publik dhe privat, shtoi Kovaçevski.

Ai tha se duhet të kryhet harmonizim i pagave, sepse ka institucione që janë të rëndësishme por që kanë nivel të ulët të pagave dhe prandaj nuk mund të mbajnë punëtorë.

“Edhe mësuesit edhe edukatoret në kopshte janë pjesë e sektorit publik. Më vjen mirë që përmes dialogut kemi treguar se jemi një vend me institucione dhe mekanizma ligjorë. Është shfrytëzuar instituti i ndërmjetësimit, është arritur marrëveshje me SASHK-un për kënaqësi reciproke, sepse mësimdhënësit meritojnë të kenë të ardhura më të larta. 15 për qind do të jetë rritja. Tashmë është planifikuar një rritje e buxhetit për profesorët e universiteteve, shtoi kryeministri.

Ai theksoi se dje ka pasur një bisedë me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave, ndërsa me shumë gjasa gjatë ditës së djeshme do të vazhdojë dialogu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ademi do të kryesojë Konferencën e Tetëmbëdhjetë të KOSAP-it

Story i radhës

E ftoi në samitin e “Ballkanit të Hapur”, Kurti i përgjigjet homologut maqedonas Kovaçevski

Të fundit nga