Koulibaly jep sinjale qëndrimI

Kalidou Koulibaly ka dhënë sinjale qëndrimi te skuadra e tij aktuale, Napoli.

Mbrojtësi senegalez ditë më parë u shpreh se dëshiron ta fitojë titullin kampion me ekipin të cilit ia mbron ngjyrat aktualisht.

Në Napoli njerëzit të dhurojnë shumë dashuri, tifozët më vlerësojnë dhe diçka e tillë është fantastike, sidomos kur thërrasin emrin tënd në korr. Unë jam rritur në Napoli, fëmijët e mi kanë lindur aty dhe prandaj kam një lidhje speciale me napoletanët. Ata janë edhe tifozët numër një të Senegalit, kam marrë mesazhe të shumta kur fituam Kupën e Afrikës. Edhe miqtë apo vëllezërit e mi i presin shumë mirë në qytet.

E ardhmja? Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur, sepse në fund nuk ja dolëm të fitonim titullin. Tifozët u zhgënjyen, donim të fitonim për ata. E meritonin dhe është një mëkat i madh. Napoli është si një shtet i vogël dhe tifozët e duan shumë klubin dhe ngjyrat e tyre.

Mund të bënim edhe më mirë, por jemi të lumtur që rikthehemi në Champions. Në sezonin e ri pritet të ketë ndryshime, disa lojtarë do të largohen ndërsa të tjerëve iu përfundon kontrata, megjithatë e di se Napoli do të bëj gjithçka për të luftuar për titullin”, u shpreh Koulibaly.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqipëria po zhbëhet – shpopullohet, spastrim etnik

Story i radhës

Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare pas tërmetit shkatërrues

Të fundit nga