Ish-kryetari i Bashkisë së Shkupit dhe biznesmeni, Trifun Kostovski dyshon në ligjshmërinë e marrëveshjes që Qeveria e ka nënshkruar me “Bechtel & Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10.
Ai tha se e njeh themeluesin e Enka-s, ndërsa për Bechtel-in ka rezerva.
“Kam simpati sepse babai i asaj kompanie është miku im i njohur dhe qytetar nderi i Shkupit, prandaj shpresoj që djemtë e tij që sot e drejtojnë atë ndërmarrje të jenë të ndershëm. Bechtel nuk ka një reputacion të tillë, gjë që është më e dhimbshme për mua.
Sipas Kostovskit, opnioni publik ka të drejtë më shumë rreth kësaj marrëveshje për shkak se ata e paguajnë me taksat e tyre.
“Të mos ketë qasje opnioni është nënçmim. Këtë investim kapital nuk e paguajnë Kovaçevski dhe Grubi, por ne. Duhet të dijmë se çfarë përmban ajo marrëveshje”, u shpreh Kostovski.
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkupit po ashtu theksoi se është e kundërligjshme të bëhet marrëveshje në katër sy dhe me këtë është shkelur Ligji për furnizime publike.