Kosovë, 3 të vdekur dhe 514 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 681 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 514 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 19.842. 

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.750 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 94.456 mostra. 

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 86 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641.



. .

Ngjarja paraprake

Gjobat për parkingjet, "taksë e fshehtë" mbi banorët e Tiranës

Ngjarja e ardhëshme

Urdhërohet mbyllja e restoranteve në Austri për ta parandaluar COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian