Kosovë/ 124 raste të reja me COVID-19, asnjë viktimë në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 124 raste të​ reja, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas të dhënave, brenda ditës janë shëruar 49 persona, ndërsa raste aktive aktualisht janë 1,770.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,263 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 657 pacientë kanë vdekur.

Ngjarja paraprake

Ende asnjë hap për shkarkimin e Dimovës

Ngjarja e ardhëshme

Angli, kufizimet antiCOVID-19 shtrihen gjerësisht

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian