Kosova U19 pëson humbje nga favoriti i grupit, Portugalia 

Pas fitores bindëse ndaj Sllovakisë, një natë më parë, Kombëtarja e Kosovës U19 në futsall ka pësuar humbje nga Portugalia, favorit i Grupit 3 dhe njëherësh nikoqir i miniturneut kualifikues të këtij grupi në ‘Main Round”.

Të përzgjedhurit e Suad Keçit pësuan humbje me shifrat, 7:4.

Kosova që në minutën e parë kaloi në epërsi me golin e Blend Krasniqit, por në pesë minutat e fundit të pjesës së parë, pranoi pesë gola.

Në pjesën e dytë edhe pse Dardanët arritën të shënojnë përmes Krasniqit (dy gola) dhe Elton Demajt dhe Meris Maliqit nuk arritën të bëjnë befasi, ngase portugezët e administruan mjaft mirë lojën dhe në fund fituan pa ndonjë problem.

Ndeshjen e radhës, Kosova U19 e luan kundër Bjellorusisë, më 26 mars, në orën 14:00, derisa tutje kualifikohet vetëm skuadra e pozitës së parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petrovska mohon arrestimin e agjentët të kundërzbulimit në Kosovë

Story i radhës

Türkiye dënon raportin e SHBA-së mbi të drejtat e njeriut për “pretendime të pabaza”

Të fundit nga