Kosova t’ia dridh dhëmbët Serbisë, për krimet dhe mizoritë

Kosova asesi të mos dialogojë me Serbinë kriminale pa i kërkuar llogari Sebisë për krimet e luftës dhe pa e kushtëzuar Serbinë.

Kosova dialogun duhet ta fillojë nga e para dhe nga e mbara.

Kosova ta ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj dialogut me Serbinë agresore gjenocidale, kriminale, vrasëse e kanibaliste ndaj shqiptarëve.

E drejta dhe e vërteta janë në anën e Kosovës dhe këtë duhet ta përdor dhe ta shfrytëzojë Kosova.

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me Serbinë zhvilluan një dialog nënshtrues, poshtërues, tradhëtues dhe tejet të dëmshëm për Kosovën dhe popullin e saj.

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa përveç dëmeve të deritashme që ia shkaktuan Kosovës, edhe sot e kësaj dite nuk janë ngopur e mbushur mend, por janë bërë protagonistët kryesore të së keqes për Kosovën , duke hartuar plane dhe intriga për ta mbajtur shtetin dhe pushtetin dhe për të mos u mbajtur zgjedhjet shpëtimtare.

Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Kadri Veseli dhe Avdullah Hoti, duhet ta kuptojnë se me luftën e tyre për pushtet janë bërë pengesa kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe për ecjen para të Kosovës.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës karshi Serbisë u treguan të papërgjegjshëm dhe të padinjitetshëm në të gjitha dimensionet e dialogut.

Udhëheqësit e derisotëm në Kosovën e lirë e të pavarur, në 21 vitet e kaluara i harruan dhe shkelën mbi viktimat që Serbia i shkaktoi gjatë agresionit gjenocidal dhe spastrimit etnik të shqiptarëve, i harruan dhe shkelën mbi idealin dhe amanetin e dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kosova dialogun duhet ta fillojë nga e para dhe nga e mbara, sepse për këtë e ka të drejtën legjitime kombëtare dhe njerëzore.

Askush nuk e ka penguar Kosovën, për ta kushtëzuar Serbinë, që Serbia fillimisht tu kërkojë falje publike shqiptarëve për vrasjet, masakrat dhe dhunimet që i kreu në Kosovë.

Askush nuk e ka penguar Kosovën, për ta kushtëzuar Serbinë, që Serbia ti nxjerr para drejtësisë kriminelët serbë të cilët i kryen të gjitha ato krime shtazarake në Kosovë.

Askush nuk e ka penguar Kosovën, për ta kushtëzuar Serbinë, që Serbia ta bëjë zbardhjen e fatit të 1650 shqiptarëve të rrëmbyer nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Askush nuk e ka penguar Kosovën, për ta kushtëzuar Serbinë, që Serbia ti tregojë të gjitha varrezat masive ku i ka varrosur dhe fshehur shqiptarët e vrarë e të masakruar, për të cilat në Beograd ekzistojnë skenare dhe plane të hollësishme.

Askush nuk e ka penguar Kosovën, për ta kushtëzuar Serbinë me reparacionet e dëmeve të luftës që Serbia i shkaktoi duke e bërë shkrumb e hi Kosovën.

Kosova në asnjë mënyrë nuk është dashur dhe nuk duhet të ulet të dialogojë me Serbinë, pa i pranuar Serbia këto kushtëzime të sipërtheksuara të Kosovës.

Kosova duke vëpruar mbi bazën e kushtëzimeve të sipërtheksuara, do të pozicionohet në mënyrë dinjitoze dhe meritore kundrejt Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse, e cila pas të gjitha këtyre krimeve që i kreu në Kosovë kërkon dialog me kompromis.

Dialogu me kompromis që e kërkon Serbia, don të thotë që Beogradi ti administrojw kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, të cilat fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare , por që Serbia i ka okupuar, ndryshuar e përvetësuar.

Popat serbë në Kosovë janë okupatorë e uzurpatorë, dhe këtë e dëshmuan duke qenë dora e djathtë e kriminelit Sllobodan Millosheviq gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99.

Dialogu me kompromis që e kërkon Serbia, do të thotë krijoimi i Asociacionit të komunave serbe, për ta mbajtur peng Kosovën, edhe pse pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Dialogu me kompromis që e kërkon Serbia, do të thotë që Serbia të ketë hise në resurset e Kosovës dhe ta mban nën kthetra ekonominë e Kosovës.

Kosova duhet ta reformojë dhe forcojë drejtësinë, duhet ta luftojë krimin, korrupsionin, pasurimin e paligjshëm dhe nepotizmin, me çka do ta forcojë shtetin e Kosovës, do të të garantojë siguri brenda Kosovës, dhe do të fitojë edhe mbështetje të mirfilltë ndërkombëtare.

Por, Kosova një gjë të tillë nuk mund ta realizojë përderisa udhëhiqet nga udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, të inkriminuar, të korruptuar dhe të uritur për pushtet.

Kosova mbarësinë e saj do ta fillojë vetëm pas zgjedhjeve të lira parlamentare, duke ua dhënë votëm atyre që e meritojnë, dhe jo atyre që premtojnë e mashtrojnë.

Kosovës nuk mund ti mdihmojnë as Trumpi, as Grenelli, as Lajçaku dhe as Borelli, pa i realizuar këto objektiva.

Kosova, shqiptarët dhe tërë bota demokratike çdo ditë e më shumë po binden se, Serbia edhe pas të ashtuquajturës Marrëveshje historike Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar më 4 shator 2020 në Uashington në praninë e presidentit Donald Trump, po vazhdon me retorikën e saj nacionaliste millosheviqiane, prepotente dhe mospërfillëse dhe hegjemoniste.

Serbia po vazhdon me kërcënimet ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, siç shkruajtën ditë më parë mediat serbe se, “Serbia do ti gllabërojë Kosovën dhe Shqipërinë”, si edhe se, “Aleksandër Vuçiqi do ta kthejë Perandorinë e Car Dushanit”.

edhe pas favorizimeve që po i bëhen me Marrëveshjen a arritur në Uashington, sidomos me vendosjen në Beograd të Zyrës së DFC- të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit të SHBA-ve, e pas festës që e pati me ditë më parë me Grenellin në Beograd me shlivovicë, sllaninë, kobasicë dhe muzikë, nuk nguroi ta vendosën edhe flamurin e Rusisë në Veri të Kosovës.

Kjo, sepse Serbia siç e përgatiti agresionin gjenocidal ndaj Kosovës në vitet 1998/99, ngjashëm dhe me të njejtin kujdes e ka përgatitur edhe strategjinë e saj kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kjo strategji e Serbisë ndaj Kosovës filloi me mbulimin e krimeve të luftës, që u dëshmua duke mos shprehur as edhe një germë për kërkim faljeje publike ose për keqardhje a pendim për tërë ato krime të kryera që tronditën Kosovën dhe mbarë botën.

Kjo strategji e Serbisë mbetet e pandryshuar tashme 21 vite, duke vepruar në rafshin ndërkombëtar me nje diplomaci gënjestare dhe agresive, gjithnjë për ti mbuluar dhe mohuar krimet e kryera në Kosovë.

Serbia me një kujdes dhe vëmendje maksimale ka përgatitur edhe strategjinë për dialogun Kosovë-Serbi, për ta rraskapitur gjer në alivanosje Kosovën e vrarë, të masakruar dhe të dhunuar , me shpreseë që më pastaj, ose ta rikthejë Kosovën nën sovranitetin e saj, ose ta gjymtojë, ta copëtojë dhe ta shndërrojë në një shtet jofunksional, që të mos mund të frymojë pa Serbinë.

Të gjitha këto konstatime të sipërtheksuara vërtetohen, kur analizojmë si Serbia agresore gjenocidale e vrasësre po luan me Kosovën cic-mic, po luan me Kosovën si macja me miun.

Të gjitha këto konstatime të sipërtheksuara vërtetohen, kur shohim se Serbia dialogun Kosovë-Serbi e ka shndërruar në një lojë serbe zvarritëse e stërzgjatëse.

Të gjitha këto konstatime të sipërtheksuara vërtetohen, kur me kalimin e kohës dëshmohet se Serbia nuk është e interesuar që dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve.

Kosova e ka të domosdoshme dhe sa më parë, që dialogun Kosovë-Serbi ta fillojë nga e para dhe nga e mbara.

Kosova duhet më në fund të bintet se, dialogu e derisotëm me Serbinë ka qenë tejet naiv, i dëmshën dhe pa krye, duke e çuar ujin në mullirin e Serbisë dhe në dëm të Kosovës.

Kosova duhet më në fund të bindet se, në dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar e pa përgatitur duke lejuar që dialoguesit kosovarë të shkojnë të dialogojnë në Bruksel apo gjetiu, sikur shkojnë në dasëm, pa konsensus të brendshëm dhe pa një platformë të miratuar në Parlamentin e Kosovës.

Kemi bindje dhe besim të plotë, se Kosova dialogun me Serbinë duhet të fillojë nga e para dhe nga e mbara, për ta arritur suksesin që e dëshirojnë dhe e meritojnë Kosova dhe populli i saj i shumëvuajtur.

Ngjarja paraprake

Shënimi i “Ditës Botërore të Vranecit”

Ngjarja e ardhëshme

Paralajmërimi i OBSH-së: Forconi masat, situata po bëhet kritike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian