Kosova të ketë një plaftormë në dialogun me Serbinë

Qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për Kosovën në raport me shtetin serb nuk i quaj unë përkrahje të kësaj a asaj qeverie në Kosovë. Përkundrazi! Nga qëndrimet e faktorit të tillë në raport me Serbinë del qartë dhe kjo do të shihet shpejt me paraqitjen e Asociacionit si bazë për të ndërtuar. Me këtë de-fakto humb Republika dhe nuk ka më funksionalitet shteti i Kosovës. Kjo krijohet si shtet dhe përsëri nuk kemi njohje reciproke. Në kuadër të brendshme është gjë normale presioni që bëhet ndaj Qeverisë Kurti. Natyrisht se të vjen rëndë kur sheh deputetët e PDK-së dhe të LDK-së duke kritikuar dhe akuzuar çështjen e moskrijimit të një platforme për dialog.

Asnjëhere nuk ka patur as z Thaçi dha as z Mustafa ndonjë platformë. Ata e patën krijuar edhe Asociacionin. Dhe kurrë këto dy parti nuk i kundërshtuan këta në asnjë vend. Në Kuvend krijuan gjendje të rëndë. Patëm edhe kundërshtime të ashpëra. U bënë protesta dhe u krijuan edhe konflikte dhe megjithatë PDK dhe LDK mbetën pas tandemit Thaçi-Mustafa. Kjo të vjen për të vjellur kur e analizon të kaluarën dhe shikon aktualitetin. Edhe tash nuk kemi qartësi nga Qeveria Kurti.

Deklarata se nuk ka Asosacion një nacional e Kurtit është shumë e rrezikshme. Me këtë del se do të këtë Asosacion, por multinacional, duke futur edhe komuna tjera jo serbe në Asociacion. Pavarësisht se si krijohet ky Asociacion shkatërrohet Republika në funksion të shtetit dy shkallës. Ashtu zhduket shteti unitar dhe formohet një shtet jo funksional. Në fakt më mirë është atëherë të shkohet nga tërheqja e vijë së re kufitare me shtetin serb. Me këtë mendoj që Kosovës t’i bashkohen Lugina e Preshevës dhe Serbisë t’i ipet Leposaviqi dhe fshatrat serbe në Veri. Kosovës i duhet Ujmani,Mitrovica si qytet unik dhe Trepça. Vendet tjera të Veriut të banuara me serb lirisht mund të ndërrohen me Luginën e Preshevës. E di se ka kundërshtar. Por në raport me atë çka po i përgatitet Kosovës dhe si do të ndërtohet Asociacioni është zgjidhje më adekuate.

Asociacioni multinacional dhe mosnjohja e shtetit nuk është zgjidhje. Kosova i ka temat që janë të domosdoshme për të u shqyrtuar që të kemi paqe në këtë pjesë. Serbia nuk ka të drejtë të kërkoj asgjë. Ky shtet duhet të dënohet për dhunë e terror, për gjenocid të bërë në Kosovë. Nuk duhet kursesi të kalon pa dënim. E këtë e ka në dorë Kosova!?

Republika e jonë nuk ka çka të humb në raport me shtetin serb. Atë duhet qartësuar në Bruksel dhe kudo. Pra, dialog po, por jo në kërkesat serbe. Dialog për paqe dhe të ardhme, e kjo bëhet me çështjet që vendi i ynë i ka theksuar disa herë. Mendoj këtu në dëmshpërblim, në kompensim të dëmit dhe në përgjegjësi penale të shtetit serb. Evropa dhe SHBA duhet të japin mësim dhe mos të lejojë një shtet si Serbia pa dënim për dhunën e terrorin që ka bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë lëshime.

Ngjarja paraprake

Pasiguria që na shtyn në mbrojtje…

Ngjarja e ardhëshme

Befason Declan Rice: Nëse e fitojmë Evropianin, do të pi birrë për herë të parë në jetë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian