“Kosova s’po përmbush detyrimet”, BE nuk është dado, duhet vullnet politik

min lexim

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Kosova duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin, pavarësisht sjelljes së palës serbe.

Në një intervistë për A2 CNN, ajo thotë se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë bazë emirë për normalizim të përhershëm të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë por shton se asnjëra palë nuk dëshiron ta zbatojë.

“Ju duhet vullnet politik nga të dyja palët, ne nuk jemi dado, ne jemi lehtësues dhe në fund ju duhen figura të pjekura politike që do të dëshironin të ecnin përpara. Nëse të dyja palët përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve është shumë e vështirë që të bëhet diçka në Bruksel. Nga ajo që kam parë nga Brukseli nga ndërmjetësi ynë Mirsolav Lajçak, nga ajo që kam parë nga vendet anëtare, kishte vërtet shumë vëmendje, shumë shtytje, shumë vizita, amerikanët gjithashtu ndihmuan shumë, por asgjë nuk funksionoi”, deklaroi raportuesja për Kosovën në PE.

Von Cramon pajtohet se Serbia mund të ishte trajtuar më ndryshe për sjelljen e saj, por shton se kjo nuk e zhbën detyrimin më të rëndësishëm për Kosovën, atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Shoh se ka, le të themi dështim, për mënyrën se si u trajtua Serbia, pajtohem me këtë se u përkëdhel por megjithatë obligimet janë edhe për Kosovën, kështu që sado që Serbia e ka shkelur marrëveshjen, nuk e ka zbatuar, megjithatë Kosova duhet të bëjë pjesën e saj. Shumë njerëz në këtë vend mendojnë se është plotësisht i njëanshëm, unë do të thosha po dhe jo në të njëjtën kohë, por Asociacioni duhet të krijohet pa marrë parasysh se çfarë do të bëjë nga ana tjetër Serbia”, theksoi ajo.

Von Cramon nuk pranoi të komentojë në lidhje me kandidaturën e ish-presidentit slloven Borut Pahor për të zëvendësuar Lajçakun si emisar i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Story i mëparshëm

Shi e borë, këto janë temperaturat për fundjavë dhe javën e ardhshme

Story i radhës

“Shoqen e bëmë ministre dhe nuk erdhi – do ta bëj të skuqet”, kush është ish-ministrja që s’iu përgjigj Metës

Të fundit nga