Kosova sot përballet me Turqinë në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit

Kombëtarja e Kosovës U19 në volejboll nuk e ka nisur mirë ecurinë në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit pasi është mposhtur në përballjen e parë të Kampionatit Ballkanik, në Mioveni kundër nikoqirit, Rumanisë, në Grupin A.

Vashat ‘Dardane’ treguan paraqitje impresive në setin e parë, të cilin arritën ta fitojnë me rezultat 25-22.

Mirëpo u desh të pajtohen me disfatë, derisa u mposhtën në setet pasuese me rezultat 25-16, 25-22 dhe 25-11.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Turqisë, sot me fillim nga ora 14:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ancelotti: Po punoj që biri im të jetë një trajner i suksesshëm

Story i radhës

Ja sa duhet të prisni në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë

Të fundit nga