Kosova shkëlqen në Dubrovnik, dy të arta dhe dy të argjendta 

Djemtë dhe vashat tona shkëlqyen në turneun ndërkombëtar të xhudos, që u zhvillua në qytetin kroat, Dubrovnik.   

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i kënaqur me paraqitjen e xhudistëve dhe xhudisteve tona.  
“EJU European Cup Dubrovnik – Kosova i rikthehet medaljeve zyrtare!

Dy të arta e dy të argjendta!
Shigeki Nakamura 73 kg – i artë
Laura Fazliu 63 kg – i artë

Flaka Loxha 57 kg – e argjendtë
Erza Muminoviqi 48 kg e argjendtë.

Nismë e mbarë para garave të mëdha që na presin.
Rrugëtimi ynë drejt përfaqësimit dinjitoz do vazhdoj tutje!

Performansa e garuesve në ngritje e sipër, na pret punë e madhe drejt formës së duhur”, njofton Kuka.

Ngjarja paraprake

Ramës i vijnë në majë të hundës shqiptarët/ Naçi: Mos u mërzit, janë njerëz të mirë

Ngjarja e ardhëshme

Përse mungon Bekim Balaj?

të fundit nga