Kosova regjistron 14 viktima dhe 519 të infektuar me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 519 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,407 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 926 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12,774.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 43,324 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,120 pacientë kanë vdekur.

Ngjarja paraprake

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve: Të ndalohen fishekzjarret për fundvit

Ngjarja e ardhëshme

Kërçovë, objekt i përkohshëm covid, donacion për spitalin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian