Kosova nuk ia del të përmbushë me sukses misionin historik

“Dardanët” kishin një shans të artë për të luajtur në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, pasi morën pjesë në Play Off-in e Ligës së Kombeve, por nuk ia dolën të kurorëzojnë një ëndërr të madhe të të gjithë shqiptarisë.

Ndonëse në fazën e grupeve bënë një paraqitje të shkëlqyer, djemtë e Bernard Challandes dështuan në gjysmëfinalen e Play Off-it ndaj Maqedonisë së veriut në Shkup, ku u mposhtën me rezultatin 2:1 dhe i dhanë fund ëndrrës.

Gjithsesi Shqipëria do të jetë e përfaqësuar në Kampionatin Europian, pasi ia doli të sigurojë një biletë Maqedonia e Veriut, e cila ka në gjirin e saj disa futbollistë shqiptarë.

Nga ana tjetër “Dardanët” bënë paraqitje zhgënjyese edhe në fazën e grupeve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, të cilën e mbyllën në vendin e tretë, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Ngjarja paraprake

Faktet Të Rëndësishme Për Shëndetin – Kondicioneri Që Pastron Ajrin

Ngjarja e ardhëshme

Mbi 470 të vdekur në përleshjet mes kryengritësve dhe forcave indiane në Xhamu Kashmir në 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian