Kosova në mes Asociacionit dhe shkëmbimit të territoreve

Në vazhdimësi Dr. Sali Berisha ka theksuar se, plani i shkëmbimit të territoreve u dizajnua nga Soros.

Zaten edhe anatemimi i Dr. Berishës “non grata” sipas deklarimit të tij, erdhi pikërisht ngase demaskoi ketë nismë që sipas Doktorit u godit përfundimisht në takimin e Berlinit.

Por befasuar për keq, asnjëherë në vendin tonë dhe në rajon, nuk ka pasur një ekip me pro politikave të SOROS, përgjithësisht në Evropë edhe në SHBA. Qeveria Kurti 2 duke kundërshtuar përmes zëdhënësit marrëveshjen në Washington dhe duke e zëvendësuar me planin prej katër pika (të cilin e kam elaboruar në shkrimet e kaluara) po bën presion pikërisht në këtë drejtim.

Kundërthënës dhe befasues është arsyetimi që i bëri Dr. Sali Berisha, bashkëpunimit të koalicionit qeverisës LVV & Guxo me SOROS, në Kosovë, duke deklaruar se “SOROS ka edhe aktivitete tjera biznesore” që nënkupton bashkëpunim për “çështje biznesesh” e jo në dëm të Kosovës.

Dilema se përse Dr. Berisha, e mbështet Kurtin ndërkohë që e lufton z.Thaçi, mu bë e qartë pasi ndodhi shpallja persona non grata.

Dua të kujtoj se me fillimin e luftës në Kosovë Dr. Berisha ia ofroj tërë mbështetjen politike z. Thaçi, me prioritet në raport edhe me presidentin Rugova.

Qëndrimi i z. Kurti “kundër” asociacionit, me terma kamuflues si togfjalëshi politik “jo asociacion një etnik”, (qëndrimit refuzues ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit, shto këtu propozimet e Brukselit), me shumë po krijon përshtypjen se po shkohet kah opsioni i rrëzuar tashmë për “shkëmbim të territoreve” e me ketë dhe qytetarëve.

Që të dyja këto alternativa e fusin qeverinë Kurti në thikat e pritjeve qytetare dhe të partnerëve tanë që Kosovën e shohin si shtet i pavarur në kufijtë ekzistues.

Autokracia që po u jep arroganca e numrave për qeverisje siç po i etiketojnë opozita, është refleksion i kulturës politike dhe institucionale në të cilën janë përgatitur lidershipi i sotëm.

Këta nuk kanë qenë as disidencë dhe as lëvizje nacionaliste që kanë vepruar kundër regjimit komunist.

Ndarjet shoqërore për nga edukata ideologjike në botën shqiptare përfshinë ata që ishin me edukatë “titiste” – që tani po instalohen në pushtetin qeverisës të Kosovës; pastaj janë “enveristët” – që luftën e shfrytëzuan si trampolinë politike të instalohen për kaq kohë në keqqeverisjen e vendit;
të fundit janë “nacionalistët” që u edukuan në frymën e filozofisë së At Fishtës, si përfaqësues të patriotizmit shtetëror, që nuk vrapuan asnjëherë të “gëzojnë frytet e revolucionit”.

E kaluar na mëson për fuqinë e diktatorëve autoritarë, sic ishin Enveri, Stalini etj. që askush ka guxuar të mos i përkrah politikat e tyre.

Pra, kjo nuk është arroganca e numrave por është para politikë, ku të gjithë mendojnë si, dhe punojnë për liderin.

Ky ekip e përbën para politikën e qeverisë sot. Kjo është një autokraci tipike diktatoriale.

Megjithatë nuk e shoh të mundshme të rrezohet qeverisja aktuale.

Jo pse nuk po bën gabime apo qeverisje të gabuar por s’ka opozitarizëm.

Mungesa e opozitarizmit është dy dimensionëshe, njëra, është mbështetja e LDK ndaj qeverisë deri në vasalitet dhe e dyta, animozitetit politk që e ulë peshën specifike të goditjes politike që jep PDK.

Si mungesë e opozitarizmit të fuqishëm e konstruktiv, z. Kurti, autokracinë që e ka në parti, po e bart në pushtet.

Tani emëron njerëz pa background dhe i kontrollon me autoritet. Kjo i siguron komoditet në ushtrimin e pushtetit përderisa opozita nuk është e organizuar për veprim.

A do t’iu duhet edhe këtë rast mbështetja e Dr. Berishës “buldozherit të politikës dhe diplomacisë” në rrafshin kombëtarë dhe ndërkombëtarë, kjo mbetet në diskrecionin e lidershipeve fqinjë ta vlerësojnë.

Ajo që pritet të ndodh me siguri është se “bursistët” e SOROS do ta kenë një projekt politik të shkruar të sponzorizuar nga SOROS, që do iu bëhet i ditur në Bruksel apo Paris, për përmbylljen e konfliktit të hapur të Kosovës me Serbinë, ashtu siç ka paragjykuar më herët Dr. Berisha.

Qëndrimi refuzues dhe distancues ndaj SHBA i krye qeveritarit Kurti, rrezikon që Kosovën ta fus edhe në një spirale krize afatgjate. Qëndrimi refuzues ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit i kryeministrit Kurti, i hapi rrugën këtij të fundit që në takimin e Parisit të rikonfrimojë përmbushjen e udhëzimeve që ka marrë në fillim të mandatit të tij për kryeministër. Kjo i ka inkurajuar bursistët e SOROS që edhe ta kualifikojnë si jo legjitime dhe jo legal Marrëveshjen e Uashingtonit, jo obligative dhe pa efekt ligjor për qeveritarët e kabinetit Kruti2.

Por, po harron qeveria se, Kosova si Projekt shtetërorë është pjesë e gjeostrategjisë amerikane në rajon dhe pjesët e asaj marrëveshje janë obligime në faza që duhen përmbushur. Raporti mbi Ujmanin është treguesi më i fortë i konsistencës së Shtëpisë së bardhë për politikat e veta për Kosovën e rajonin.
Këto reagime të qeveritarëve e portparolve të qeverisë Kurti2, janë refleksion i ekipit politik të demokratëve të SORS në SHBA. Si Kosovë do të jemi të përkushtuar që të ruajmë gjithëpërfshirjen mbështetëse politike të administratës shtetërore amerikane nga të dy taborët politike demokratëve liberal dhe republikanëve konservator.
Përplasja e mëtejme që po përpiqet të shkaktojë qeverisja majtiste Kurti2, me forcimin e rolit franko-gjerman si opsion i “përjashtimit” të SHBA nga ky proces do ta çojë drejtë fundit tragjik z. Kurti, por fatkeqësisht do të hapë edhe një vragë të re në procesin politik të Kosovës edhe ashtu të tej zgjatur dhe demolues, që po pret ta përmbyll konfliktin e hapur me Serbinë dhe shtetet që ende e përkrahin në çmendurinë e saj shoviniste.

Përkundër skepticizmit që vije nga jo serioziteti politik i klasës aktuale qeverisëse, pritjet reale janë që kryeministri Kurti, në takimin e Parisit të marrë sinjalet pozitive për një liberalizim të shpejt për qytetarët e Kosovës. Por, assesi kjo nuk guxon të nënkuptoj edhe determinim i objektivave strategjike të vendit si shkëmbim për dëgjueshmëri.

Vërtetë Franca është një qëndrim më i zbutur i BE ndaj Rusisë por kjo s’duhet të shkaktoj mos konsistencë dhe devijim nga objektivat strategjike kombëtare.

Po e përsëris se në planin strategjik Kosova është pjesë e gjeo-strategjisë politike dhe ushtarake amerikane në rajon.

Autori është anëtar i PDK-së

Ngjarja paraprake

Fjoralba Ponari publikon foton krah partnerit

Ngjarja e ardhëshme

Biden zotohet të zvogëlojë dhunën me armë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian