Kosova në historinë e saj kurrë nuk ka pasur institucione më optimale, që i mundëson atyre t’i japin kahje vendit për zhvillim

Zhvillimi i një shteti varet pikërisht nga institucionet.

Pa humbur asnjë ditë kohë, propozoj që qeveria të filloj menjëherë me shqyrtimin, analizën se cila është rruga më optimale, dhe më e shpejt për zhvillimin ekonomik të vendit.

Fakt është se, Kosovës i nevojiten njohës se cilat kushte qoftë ligjore, infrastrukturë apo cilat reforma, në cilën lëmi duhet ndryshohen, dhe të zbatohen në mënyrën optimale, që ti bind investitorët e huaj, e që i mundëson vendit të bëhet konkurrent serioz në thithjen e investimeve të huaja.

Mënyra më e shpejt e mundshme, dhe më optimale, besoj thellë se është angazhimi i një kompanie serioze që këshillon firmat globale për investime jashtë vendit të tyre amë, nëpër botë.

Një kompani serioze e këtij rangu, mund ta analizojë, dhe këshillojë qeverinë, që të arrihet ky qëllim në mënyrën më të shpejt të mundshme, që Kosova të bëhet vendi më konkurrues për thithjen e investimeve të huaja, në Ballkan e më gjer.

Në këtë mënyrë mund të tregohet i gjithë potenciali, dhe resursi i Kosovës, që unë besoj thellë, se është shumë atraktiv për shumë kompani globale.

Kosova kësaj rradhe ka shansin historik, brenda disa viteve të bëhet magnet i investimeve të huaja.

Një mund ta them qysh tash, sa më të ulta barrierat për investitorët, aq më lehtë ata mund ti kapërcejnë.

“Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses”.

“Nëse mendohet në qëllime të mëdha, presim arritje të mëdha”.

Ngjarja paraprake

Ironia, ja 'forca e vërtetë' e socialistëve

Ngjarja e ardhëshme

BBB tmerron serbët 

të fundit nga

Heshtja e gjallë

Herë rrija ulur këmbëkryq, herë ngrihesha në këmbët që më dridheshin nga

AlbanianEnglishMacedonian