Kosova me dy boksierë kërkon medalje të artë në Bullgari

Kosova me dy boksierë kërkon medalje të artë në turneun ndërkombëtar “Emil Jetchev” në Sofje ë Bullgarisë. 

Synimet e boksierëve tanë janë që të paraqiten sa më mirë në këtë ngjarje dhe të kthehen me medalje të artë.

“Nesër me 10 mars në finale edhe dy boksierë tanë.

71 kg Dion Berisha lufton kundër Kristijan Mitev nga Bullgaria dhe  86 kg Taulant Jakupi po ashtu me boksierin vendas të Bullgarisë, Georgi Stojanov.

Trajneri Mehmet Haxhani beson dhe shpreson se të dy boksierët do të korrin fitore dhe të stolisen me medalje të arta”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Protesta për çmimin e naftës, policia shoqëron një person në komisariat

Story i radhës

Kënga e kompozuar nga Fatjon Miftari përfaqëson Qipron në Eurovison

Të fundit nga