​Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll

November 29, 2024
1 minut lexim

Vera e vitit 2025 do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete ndërkombëtare në basketboll. Kosova do të paraqitet me pesë grupmosha në të dyja konkurrencat në garat evropiane.

Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë FIBA U-16 Ëomen’s EuroBasket 2025 Divizioni C, që do të mbahet nga 8 deri 13 korrik 2025. Përveç me U16F, Kosova do të paraqitet edhe me U20, U18, U16 në konkurrencën e meshkujve dhe U18 te femrat, në Divizionin B.

U20 (Divizioni B) në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në Yerevan të Armenisë nga 11 deri më 20 korrik. U18 i femrave do të mbahet nga 4 deri më 13 korrik. Kujtojmë që vashat e Kosovës kishin triumfuar këtë verë në Divizionin C në Prishtinë dhe tashmë garojnë në Divizionin B.

Divizioni B i U18 te meshkujt do të organizohet nga 25 korriku deri më 3 gusht në Pitesti në Rumani. Meshkujt U16 që po ashtu fituan në Divizionin C në Shqipëri, tashmë marrin pjesë në Divizionin B, në Shkup të Maqedonisë Veriore. Ky kampionat organizohet nga 7 deri më 16 gusht. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Ngrin’ euro, bie dollari/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja, njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Story i radhës

Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në jug

Të fundit nga

ShkoLartë