Kosova kërkohet të punoj brenda dhe jashtë me një plan taktiko-strategjik

Cështja e punës në raport me faktorin e jashtëm nuk është çështje e vetëm të një kohe të caktuar. Ajo duhet dhe është punë sistematike, në mënyrë që kur momenti i përshtatshëm vijë, të jesh në gjendje për të arritur qëllimin. Kjo është ajo që bëhet. Tjetër edhe te shkaku se ku gjindemi?

Kosova kërkohet të angazhohet në disa drejtime: 1. Në zhvillimin ekonomik të vendit. 2. Në forcimin dhe modernizimin e FSK, nëse është nevoja, duke dhënë shuma të mëdha të buxheit. 3. Në ngritjen e aktivitetit pranë NATO-së, në UE, në Washingon, në Londër, në Berlin, në Paris etj. 4. Të paraqitet zyrtarisht kërkesa për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UE dhe në NATO. 5. Të përkatitet me ekspertë të fushave një plan taktiko-strategjik i veprimit të Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet këtyre veprimeve forcohet vendi dhe fuqia mbrojtëse dhe rritet interesimi ndaj Ballkanit. Ndërsa, kërkesat zyrtare janë të rëndësishme, sepse tregohet serioziteti dhe rreziku nga shpërndarja e flakëve të luftës në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Këtu kërkohet punë sqaruese e të gjitha forcave politike, e tërë aparatit të shtetit dhe të çdo qytetari, brenda dhe jashtë. Ndërsa, qeveria duhet të shkoj ne Bruxel dhe zyrtarisht të bëjë kërkesën për antarësim në NATO dhe për në UE.

Kjo nuk e ndalon punën sqaruese të të tjerëve, të subjekteve politike dhe të qytetarëve tanë jashtë vendit. Kudo kërkohet të sqarohet faktori i jashtëm për rrezikun e fillimit të një agresioni serb mbi Kosovën. Natyrisht se lidhja e agresionit serb me agresionin rus ekziston. Miqësia serbo-ruse është e fortë. Në çdo kohë mund të fillon agesion nga Serbia ndaj shteteve të lira të Ballkanit Perëndimor për të shpërndar forcat e NATO-së.

Kjo e ndihmon shumë Rusinë. Së këtejmi mund të pritet edhe po-ja ruse për agresion serb në BH, në Kosovë e më gjerë në Ballkanin Perëndimor, si ndaj Maqedonisë e Veriorë dhe ndaj Malit të Zi. Nuk mund dhe nuk guxon të rri qetë Serbi nëse e kërkon Rusia veprimin ushtarak. Kjo dihet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Blegtorët shpallin falimentin, po detyrohen të therin lopët e qumështit. Të mërkurën protestë te Kryeministria

Story i radhës

Gjashtë gra ukrainase kapin armët dhe zotohen në mbrojtje të Ukrainës

Të fundit nga