Kosova e përfundon me humbje

Kosova është mundur nga Norvegjia me rezultat 81:54 (13:15, 28:19, 25:2, 15:18), në ndeshjen e fundit të saj në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që po zhvillohet në Qipro.

Pas një fillimi të barabartë, vashat e Kosovës shkëputen në 4:11, dhe më pas ishin në epërsi konstante 7:13 dhe 9:15, por katër pikë radhazi në fund nga skuadra e Qipros, bën që çereku i parë të përfundojë 13:15. Pesë minutat e periudhës së dytë ishin të barabartë, deri pranë rezultatit 26:26, por më pas norvegjezet filluan shkëputjen, duke përmbyllur pjesën e parë me rezultat 41:34.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, ku Norvegjia ishte bindshëm më e mirë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 66:36. Në dhjetë minutat u zhvillua një lojë e barabartë, ndërsa rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 81:54.

Te Kosova u dalluan Saranda Daci me 16 pikë e 11 kërcime, Era Shatri me 12 pikë e nëntë kërcime dhe Astera Tuhina me shtatë pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Kosova e përfundon Evropianin me një fitore e tri humbje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkupjanja sulmohet fizikisht nga ish-bashkëshorti

Story i radhës

Plot elegancë dhe stil – Rita Ora shkëlqen në dukje të ndryshme

Të fundit nga