kosova e dussledorfit e fillon furishem ne landesliga deklason sc kapellen erft 66c23d076e72d

Kosova e Dussledorfit e fillon furishëm në Landesliga, deklason SC Kapellen-Erft

August 18, 2024
1 minut lexim

Kosova e Dusseldorfit e ka filluar ashtu si i ka hije në Landesliga.

Skuadra shqiptare në hapje të edicionit të ri shkëlqeu me rezultat 4:1 në konak të SC Kapellen-Erft. 

Fitore e thelë në start të kampionatit, duke heshtur të gjithë njohësit e kësaj loje.

Lojë brilante e skuadrës shqiptare që ka president Bujar Neziri, duke  i dhënë leksion vendasve. 

Tre pikë domethënëse në hapje të edicionit të ri për debutuesin në Landesliga.

“Ndeshja e parë dhe tre pikët e para nga skuadra jonë në kuadër të Landesliga

Klubi ynë nis në mënyrë perfekte sezonin e saj të parë në Landesliga.

Kundër SC Kapellen-Erft klubi ynë si musafir del me 3 pikë me një rezultat përfundimtarë 1:4
Me dy golat e shënuar nga Max Stellmach (39’ 51’) dhe  dy të Fatlum Ahmetit (47’ 69’) klubi ynë arrin të dal si fitues nga dueli i sotëm.

Ne falënderojmë të gjithë ata që ishin sot të pranishëm në këtë ndeshje historike për klubin tonë dhe ne vazhdojmë ne javën tjetër të dielen ku presim në shtëpi SC Victoria Mennrath me fillim prej 15:00”, njofton FC Kosova.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

intensifikohen luftimet midis izraelit dhe hezbollahut pavaresisht perpjekjeve diplomatike 66c23aec75145
Story i mëparshëm

Intensifikohen luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut – pavarësisht përpjekjeve diplomatike

nuk po me hahet as buka blero i pergjerohet publikisht ishit per rikthim 66c23d7ecfd00
Story i radhës

“Nuk po më hahet as buka”- Blero i përgjërohet publikisht ishit për rikthim

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë