Kosova dhe Shqipëria, bashkë me akademitë, t’i zbardhin dhe t’i dënojnë tradhtitë

Shqiptarët janë kombi më i vjetër autokton në Ballkan, dhe kombi më i dëmtuar në Ballkan.

Shqiptarët edhe pse në trojet e veta etnike, sot jetojnë të ndarë në pesë shtete, si rezultat i fqinjëve okupues dhe i padrejtësive nga ndërkombëtarët.

Shqiptarët duhet të jenë kombi më vigjilent në Ballkan për ti dalë zot vetes, si komb, dhe për tu dalë zot trojeve shqiptare dhe historisë shqiptare.

Projekti i Historisë së Përbashkët në Ballkan, e denigroi kombin dhe historinë shqiptare, dhe na e la kopilin te dera.

Me këto shtrembërime të pasqyruara në këto libra, kombit shqiptar dhe historisë shqiptare i është bërë padrejtësia, tradhëtia dhe dëmi më i madh që do ta kishte dëshiruar edhe armiku më i përbetuar i shqiptarëve.

Opinionisti Shkëlzem Gashi me shkrimet e tij në WEB faqen e “Bota Sot” më datë 29 shtator, më 4 tetor, më 6 tetor dhe më 9 tetto 2o20, e tronditi opinionin shqiptar lidhur me 6 librat “Projekti i Historisë së Përbashkët në Ballkan ” nga CDRSEE e Selanikut, financuar nga BE-ja, dhe ka ngritur shqetësimet për falsifikimet që i janë bërë historisë shqiptare nga ky projekt.

Në këto libra në hartimn e ë cilëve kanë marrë pjesë edhe historianët nga Kosova, Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari dhe Fehmi Rexhepi, historia e shqiptarëve është paraqitur pa dinjitet, në mënyrë të mangët, ofenduese, denigruese dhe e shtrembëruar.

Informatat dhe reagimet që vijnë lidhur me këto libra tejet poshtërues për shqiptarët, tregojnë se shqiptarët janë maksimlisht të revoltuar dhe të mllefosur nga ky veprim dashakeq.

Historianët nga Kosova që kanë marrë pjesë në hartimin e këtyre librave në një tekst të botuar në “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve të datës 8 tetor, e arsyetojnë veten, duke e hedhur fajin mbi redaksinë e këtij Projekti.

Historianët e Kosovës pjesëmarrës në këtë projekt thonë se, pas botimit të këtyre librave, kur i kanë vërejtur mangësitë kanë reaguar ndaj redaksisë së këtyre botimeve, dhe kanë marë premtimin se këto lëshime do të korrigjohen në ribotimin e ardhshëm.

Kësaj i thonë zero me hiq, sepse askush nuk mund ta dijë se kur mund të ribotohen këto libra, se çka mund të sjell e nesërmja dhe se kur do të jetë ajo.

Është e vërtetë e palëkundur se, me botimin e këtyre librave me pa të drejtë i i është vënë një njollë e zezë e pa merituar kombit shqiptar dhe historisë së tij.

Pas këtij veprimi skandaloz nevojitet të ketë një reagim të ashpër institucional nga Kosova dhe Shqipëria.

Akademia e Shencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, kanë obligim moral, shkencor e kombëtar, të themelojnë veçmas një Komision në Prishtinë dhe veçmas një Komision në Tiranë, për ti vlerësuar lëshimet e historianëve shqiptarë dhe lëshimet e redaksisë që e realizoi Projektin Historia e Përbashkët në Ballkan.

Kjo duhet bërë për hir të dëmit të madh që i është shkaktuar popullit shqiptar dhe historisë shqiptare.

Kjo duhet bërë sepse historia shqiptare mbështetet në fakte e dëshmi konkrete, dhe jo si ajo serbe që mbështetet në mitologji dhe gënjeshtra.

Kjo duhet bërë për hir të së vërtetës lidhur me këtë çështje, e cila e ka shqetësuar aqë shume opinionin mbarëshqiptar.

Këto Komisione të Akademive të dy vendeve duhet të bëjnë analizë lidhur me ecurinë, hartimin dhe mangësitë e këtyre librave në rafshin kombëtar shqiptar.

Këto Komisione të Akademive të dy vendeve bashkërisht do ta zbulojnë të vërtetën lidhur me këto libra të botuar.

Këto Komisione të Akademive të dy vendeve, pasi të përfundojnë me analizën dhe konstatimin e mangësive të këtyre librave, me një raport të përbashkët tu drejtohen qeverive të dy vendeve, për të ndërmarrë masat e duhura ndaj autorëve dhe ndaj redaksisë për lëshimet e bëra nga ana e tyre.

Këto Komisione të Akademive të dy vendeve, duhet të kërkojnë që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë të gjejnë edhe mënyrën për ta paditur para ndonjë gjykate ndërkombëtare edhe redaksinë përkatëse dhe institucionin përkatës të BE-së, për këto shtrembërime skandaloze të historisë shqiptare.

Dëmi që i është shkaktuar kombit shqiptar dhe historisë shqiptare me Projektin Historia e Përbashkët në Ballkan është shumë i madh, ndaj edhe duhet sanksionuar fajtorët.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë, me mbështetje edhe të qeverive të dy vendeve, nga aspekti profesional, juridik dhe financiar, duhet vepruar urgjentisht për ta zbutur sadopak këtë përbaltje, përdhosje dhe padrejtësi, që i është bërë kombit fisnik shqiptar dhe historisë shqiptare me botimin e këtyre librave antishqiptarë.

Ngjarja paraprake

I kujt është klubi, i Ahmet Petrovës, Agim Aliut apo Lulzim Abazit?

Ngjarja e ardhëshme

Ndodhë në Mitrovicë, e fal gjakun e babës dhe vëllaut me telefon nga mërgata

të fundit nga

Idetë e këqija

Franc Kafka në tregimin fantastik “Emblema e qytetit” e tematizon idenë e