​Kosova arrin sukses të jashtëzakonshëm në kampionatin e karatesë “Grand Prix Croatia 2022”

20-të medalje, njëherazi e 10-ta në ditën e tretë janë rrëmbyer nga Përfaqësuesja e Kosovës në Karate në “Grand Prix Croatia 2022”, që po mbahet nga 18-20 mars në Samobor te Kroacisë.

Danina Rexhepi e argjendtë në grupmoshën (2012-2013-2014) deri në 39 kilogram.

Medalje fitoj edhe Enkel Hamiti në grupmoshën ((2008-2009) deri në 54 kilogram, humbi në xhiron e parë nga kampioni i kësaj kategoria garuesi nga Sllovenia për te vazhduar me fitore në garën për vendin e tretë (Repasazh), ku radhazi mundi dy garues nga Kroacia.

Blerand Osmani i argjendtë në kategori deri në 59 kilogram për grupmoshat (2010-2009-2008), xhiron e parë e firon nga garuesi i Italisë, Kroacisë pastaj Kosovës (Rion Bahtiri) në finale u ndal nga garuesi i Izraelit.

Po ashtu në ketë kategori edhe Rion Bahtiri fitoj medaljen e bronztë, ai dy xhiro të para i fitoj garuesit e Italisë pastaj u ndal nga nënkampioni i Kosovës Blerand Osmani, për te vazhduar garën për medaljen e bronztë, ku mundi garuesin nga Italia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk ndalet bombardimi i Mariupolit

Story i radhës

Pas sulmit ndaj mjekut në Podujevë, reagon Bulliqi

Të fundit nga