Kosnett takon ministrin Peci, flasin mbi prioritetet e MPBZH-së

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe për objektivat e ministrisë për të ardhmen.

Ministri e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë në vazhdimësi për Kosovën, duke përfshirë këtu edhe përkrahjen për zhvillimin në fushën e bujqësisë, përmes projekteve të ndryshme.

Po ashtu, ministri shprehu përkushtimin e tij për thellimin e bashkëpunimit mes MBPZhR-së dhe Ambasadës Amerikane në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.

Në mes tjerash, u theksua edhe rëndësia për të qenë transparent gjatë qeverisjes, ku Ministri Faton Peci e siguroi Ambasadorin Kosnett se ajo mbetet një prej shtyllave kryesore të qeverisjes.

Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Faton Peci për emërimin e tij duke ofruar përkrahjen amerikane për institucionet e vendit me theks të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ngjarja paraprake

Demi Lovato kritikon ashpër restaurantin e njohur për shkak të inventarit të tepërt të drejtuar nga dieta

Ngjarja e ardhëshme

​Figo për Superligën: Lëvizje lakmitare, katastrofale dhe tragjike për futbollin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian