Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim nga qyteti i Kumanovës i janë përgjigjur kreut të kësaj Komune, Maksim Dimitrievski, i cili publikisht doli kundër Korridorit 8.
Në reagimin e tyre, grupi i këshilltarëve ka thënë se rrugët nuk ndahen në përkatësi etnike, por ato janë të qytetarëve të saj dhe të të gjithë botës.
Denoncojnë se pikërisht me mendësinë e ndarjes etnike, Dimitrievski funksionon në Kumanovë.
Reagimi i plotë:
Pikërishtë me këtë mendësi funksionon edhe në ndarjen e qytetit të Kumanovës. Investimet kapitale i orienton vetëm tek maqedonët, duke i anashkaluar shqiptarët nga frika e Iliridës. Shqiptarët e Maqedonisë gjithmonë i janë gëzuar investimeve kapitale qofshin ato nga Kriva Pallanka apo qofshin ato nga Gjevgjelia, por kjo nuk i ka frikësuar nga Maqedonia e madhe. Nacionalizmi i fshehtë i Maksim Dimitrievski po shfaqet edhe në projektet kur nuk duhet té shfaqet, por urretja e tij patologjike ndaj shqiptarëve e bën atë albanofob. “Lideri i ardhshëm” i Maqedonisë që nuk ka projekte konkrete për shtetin dhe komunën padyshim me kësi lloj deklaratash skadaloze don që të jetë në qendër të vëmendjes. Maksim Dimitrievski akoma nuk e ka të definuar partinë e tij a është e majtë apo e djathtë, e po mund ta dallon rëndësinë e projekteve infrastrukturore. Kryetari Maksim Dimitrievski duhet të reflektojë pozitivisht, përndryshe nuk i përfaqëson të gjithë qytetarët e Kumanovës. Deklaratat e tilla populiste, padyshim se e polarizojnë shoqërinë dhe ndikojnë në prishjen e marrëdhenieve ndëretnike.