Koronavirusi/ Rëndohet situata në dy spitalet ‘Covid’

Situata në dy spitalet Covid në vend vijon të përkeqësohet.

Ministria e Shëndetësisë raporton se po marrin mjekim tek Infektivi dhe ‘Shefqet Ndroqi’ 246 pacientë të infektuar me virusin e rëndë, ku 16 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

‘Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova’,- thuhet në njoftimin e MSH.

Ngjarja paraprake

Programi ndihmon të papunët të mësojnë aftësi për kujdesin shëndetësor

Ngjarja e ardhëshme

Aksident në Trubarevë të Shkupit, një viktimë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian