Koronavirusi në Shqipëri/ MSH publikon shifrat: 26 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat per 24 oret e fundit, ku 26 qytetarë kane rezultuar të infektuar me koronavirus ne vend. Fatmiresisht nuk eshte shenuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Sipas MSH, janë 793 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I PLOTE

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 577 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në këto bashki:
8 në Tiranë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, 1 në Kukës, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Skrapar.

Janë 793 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.
Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,411 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Mars 2022)
Raste të reja ditore           26
Të shëruar në 24 orë        52
Të shtruar në spitale         45
Humbje jete në 24 orë        0
Testime ditore                   577

Testime totale               1,760,936
Raste pozitive                   272,689
Raste të shëruara              268,411
Raste Aktive                        793
Humbje jete                          3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              269
Fier                   177
Shkodër            77
Vlorë                62
Kukës              57
Lezhë               32
Gjirokastër       26
Durrës               24
Korçë                24
Elbasan             22
Berat                20
Dibër                  3

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gotze synon transferimin në Premier League

Story i radhës

Arrestohen katër persona në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Të fundit nga