Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku, ministrja Manastirliu jep lajmin e hidhur

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të profesor Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive.

“Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19″, shkruan ministrja.

Postimi i Ogerta Manastirliu

E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19

Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, prof.Afërditës, familjarëve dhe miqve të prof. Elmazit!

Ngjarja paraprake

Hoti: Kosova do furnizohet me gaz nga Maqedonia e Veriut

Ngjarja e ardhëshme

“Mbreti i Futbollit” sot mbush 80 vjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian