Korenica: Ne japim përgjegjësi për zotimet publike, për atë i mbajmë premtimet

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica ka thënë se ai jep përgjegjësi për zotimet publike, dhe se për atë i mbanë premtimet e dhëna ndaj qytetarëve.

“Ideja është se sa je korrekt me premtimin që e jep dhe je i gatshëm ta mbash atë premtim ndaj qytetarëve, aty fillon përgjegjësia jonë. Në projektin për zonën ekonomike qytetarëve ju është premtuar që do të jetë funksionale në këtë mandat dhe kjo nuk ka ndodhur.”

“Arsyetimet ekzistojnë gjithmonë por që premtimet duhet mbahen, kjo për të vetmen arsyeje që qytetarët humbin besimin për fjalën e dhënë publikisht. Në rastin konkret me zonën ekonomike janë dëmtuar me qindra biznese e jo kryetari i komunës i cili i dha premtimet”, tha Korenica

Tutje, Korenica shtoi se  në komunën e Rahovecit ende nuk ka arritur që të ketë infrastrukturë të duhur dhe si terren për një kompani që të sjellë një investime.

“Ne ende nuk kemi arritur si komunë që të kemi infrastrukturë të duhur dhe si terren për një kompani që të sjellë një investim. është e pamundur që të ketë shtrirje në atë pjesë”.

“Nëse un nuk kam mundësin që të jem kryetarë i komunës të gjitha planet do të mbesin të parealizuara, por momentin që unë dal publikisht dhe jap fjalën qytetarëve atëherë atë fjalë do ta mbajë dhe nëse nuk arrijë realizimin e tyre jam një kryetarë i dështuar”, deklaroi Korenica.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Protagonistët e “Dashuri e ndaluar” bashkohen në një tjetër telenovelë

Ngjarja e ardhëshme

Vrasja e kinematografes, Policia e ka të qartë: As aktori Alec Baldwin nuk do t’i shpëtojë hetimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian