koreja e veriut kritikon ukrainen per inkursionin ne kursk 66c202a06bb5b

Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk

August 18, 2024
1 minut lexim

Koreja e Veriut ka dënuar inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke e cilësuar si një “akt të pafalshëm terrorist të mbështetur nga Uashingtoni dhe Perëndimi”, duke shtuar se gjithmonë do të jetë përkrahë Rusisë, e cila sipas Phenianit po synon të mbrojë sovranitetin e saj.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj teritorit rus nga regjimi i [presidentit ukrainas, Volodymyr] Zelensky, që është nën kontrollin dhe mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit dhe e cilësojmë si një akt të pafalshëm agresioni dhe terrori”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, përmes një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Koreja e Veriut në mënyrë dramatike ka intensifikuar lidhjet e saj me Rusinë vitin e kaluar, kur liderët e të dyja shteteve u zotuan të thellonin bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Në qershor të këtij viti, lideri verikorean, Kim Jong Un dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruar një marrëveshje për “partneritet gjithëpërfshirës strategjik”, që përfshin edhe marrëveshje për mbrojtje të përbashkët.

Koreja e Jugut, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut se furnizon me artileri dhe raketa Rusinë, të cilat më pas Moska i përdor në luftën kundër Ukrainës.

Koreja e Veriut dhe Rusia kanë mohuar këto pretendime./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shengjinipret emigrantet vazhdon turizmin ne qytetin bregdetar gati qendra e pritjes se refugjateve 66c1fb987127e
Story i mëparshëm

Shëngjini…pret emigrantët/ Vazhdon turizmin në qytetin bregdetar, gati qendra e pritjes së refugjatëve

ne heshtje samsung lanson galaxy a06 66c2047f2ba15
Story i radhës

Në heshtje, Samsung lanson Galaxy A06

Të fundit nga

ShkoLartë