Kore e Jugut, dy pacientë ndërrojnë jetë pasi marrin dozën kundër virusit COVID-19

Të paktën dy pacientë në spitalet e Koresë së Jugut kanë ndërruar jetë pasi morën vaksinat AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, pacienti i parë që ishte nën trajtim në një spital në Goyang, afër kryeqytetit Seul, u vaksinua dje.

I pranuar në spital për probleme të zemrës dhe diabetit pas vaksinimit, pacienti filloi të shfaqte simptoma të sulmit në zemër dhe vështirësive në frymëmarrje deri pasditen e djeshme, por u shërua nën kujdesin urgjent. Megjithatë, simptomat u përsëritën mëngjesin e sotëm.

Yonhap po ashtu citoi zyrtarët shëndetësorë se një pacientë tjetër 63-vjeçar në Pyeongtaek ndërroi jetë katër ditë pasi kishte marrë vaksinën AstraZeneca.

Që nga dita e vaksinimit të shtunën e kaluar, 63-vjeçari me sëmundje cerebrovaskulare kishte shfaqur simptoma të rënda, të tilla si ethe të larta dhe dhimbje të forta, pas çka dje u shtrua në një spital pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se ata ende nuk kanë përcaktuar nëse pacienti pësoi efekte anësore nga vaksina.

Vendi filloi administrimin e vaksinave Oxford-AstraZeneca të premten e kaluar.

Koreja e Jugut së fundmi raportoi 444 infeksione të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 90.816. Që nga shpërthimi i pandemisë, në këtë vend kanë vdekur 1.612 persona.



. .

Ngjarja paraprake

Regjistrimi i pakicës bullgare, Osmani: Organizatat qytetare duhet të kërkojnë grafë

Ngjarja e ardhëshme

Nichole Scherzinger tregon se ende është në top-formë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian