Kopshtet e shkollës – koncept edukativ i së ardhmes

Shkup, 4 tetor 2020 (MIA) – Ambasadorë më të mirë të shprehive të shëndosha në të ushqyerit që në vegjëli, laboratorët në të hapur, impuls plotësues për edukim. Kështu përafërsisht do të paraqitej ideja, po edhe qëllimi i kopshteve të shkollës, që ngadalë, por sigurt po bëhen pjesë e sistemit tonë arsimor, duke iu falënderuar entuziastëve që duan të bëjnë ndryshime të mirëfillta.

Klasa të së ardhmes, është emri i tyre i dytë. Vend ku fëmijët do të mësojnë drejtpërdrejt në natyrë dhe do të ndërtojnë vetëdijen e tyre për ushqimin e shëndetshëm: si të prodhohet pa prishur mjedisin jetësor, të ulen mbeturinat dhe të përvetësohen mënyra të reja, cilësore e të ushqyerit.

Parimet themelore të kopshteve të shkollave janë mbrojtja e biodiversitetit dhe resurseve (tokë, ujë, ajër dhe fara autoktone), si dhe mbrojtje të dallimeve (meqë secili kopsht është unik dhe paraqet shprehjen e mjedisit dhe kulturës në të cilën zhvillohet). „Mbill, nëse të është i rëndësishëm ushqimi lokal. Mëso, se si ta ruash biodiversitetin. Ndrysho, fillo nga bashkësia jote”, janë tri porositë kryesore për të cilat duhet të na mësojnë.

Kopshtet e shkollës do t’i largojnë më të rinjtë së paku për një kohë nga telefonat celularë, kompjuterët dhe tabletat për të cilat thuajse janë “ngjitur” vazhdimisht, do t’u mundësojnë kontakt të drejtpërdrejt me natyrën dhe do të nxisin te ata dashuri, por edhe respekt ndaj asaj që ajo na e jep. Kur do të mbjellin vetë një dru, ndonjë mëlmesë (nane, livandë, zhalfi, rozmarinë, bosilok), pemë ose perimet, do ta vërejnë magjinë. Do të kuptojnë se sa më e ndryshme dhe më e madhe është vlera e asaj që e krijon vetë, duke i shterur resurset në mënyrë racionale, pa shkelje të eko-baraspeshës.

Projekti zyrtarisht filloi dy vite më parë, në SHF “Avram Pisevski” në Bardovc të Shkupit. Në oborrin e shkollës, në 11 metra katrorë, anëtarët e “Sllou fud Vodno” me mbështetje të FAO-s e krijuan kopshtin e parë të shkollës. Kopshte shkollore më pas janë bërë edhe në shkollat fillore “Kërste Misirkov”, si dhe në “Hristijan Todorovski Karposh”.

Por, kopshti i parë i shkollës në fakt është formuar në shkollën e mesme të hotelerisë “Llazar Tanev” me mbështetje të Sllou Fud fondacionit për biodiversitet. “Fajtori” kryesor për iniciativën e këtillë është kryetarja e Sllou fud Vodno, Vasillka Stefanovska, teknologe dhe deri para do kohë profesoreshë në Shkollën e mesme të hotelerisë.

“Kopshtet e shkollave janë strehimore për biodiversitetin lokal që është lehtë i përshtatshëm me klimën dhe terrenin duke iu falënderuar seleksionimit që është bërë në rajonin përkatës. Këto lloje lokale nuk kanë nevojë për plehra dhe pesticide. Në kopshtet mbillen fara të seleksionuara dhe riprodhuara nga bashkësia lokale. Kjo do të thotë se me çdo gjeneratë të re të bimëve bëhen më të fuqishme dhe më të përshtatshme me zonën lokale. Këto fara shkëmbehen, ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve, me çka pasurohet biodiversiteti lokal dhe kursehen mjete. Nga përvoja e deritanishme mund të them se interes ka edhe te mësimdhënësit edhe te nxënësit. Bashkëpunojmë edhe me prindërit, kështu që gjatë vendosjes së kopshtit në SHFK “Avram Pisevski” kishte edhe prindër që na ndihmonin në mënyrë jo vetjake, bashkë me mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin teknik, thekson Stefanovska.

Puna në kopshtet, shton ajo, është proces i ndërlikuar që përfshin disa elemente në edukimin e fëmijëve.

“Prandaj nevojitet që të përfshihen të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, fqinjët dhe të gjithë që duan të ndihmojnë. Në kopshtet mbillen bimë të llojllojshme varësisht nga vendpozita e shkollës. Për shembull, në fshatin Bullaçan kemi mbjellë bimë mëlmese dhe aromatizues meqë konsideronim se të gjithë fëmijët në oborret kanë pemë dhe perime. Në SHFK “Kërste Misirkov” kishte domate të mbjella, patëllxhanë, speca. Në fakt, secili kopsht i ka specifikat e tij”, thekson profesoresha.

Koncepti “kopshte të shkollës” të vendoset në programet vjetore e të gjitha shkollave

Sipas saj, kopshtet e shkollës ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për edukim jo vetëm të nxënësve, por edhe të të rriturve, në tema për biodiversitetin lokal, metodat e qëndrueshme të prodhimtarisë dhe për promovimin e të ushqyerit të shëndetshëm dhe të llojllojshëm. Kopshtet, siç bën të ditur Stefanovska, janë mënyrë e thjeshtë dhe e arritshme për sigurimin e ushqimit dhe hapësirës së shëndetshme për aktivitete sociale, por paraqesin edhe vend për shoqërim, kremtime dhe ahengje për gjithë bashkësinë.

“Kopshtet tona janë vend për dialog të përbashkët dhe mbështetje të njëri-tjetrit. Kopshtet fqinje shkëmbejnë fara, derisa ato më larg shkëmbejnë ide dhe informacione. Nëse numri i kopshteve rritet, rritet edhe ndikimi i tyre. Së bashku, njëzëri, duam të dërgojmë porosi për ruajtjen dhe për rëndësinë e ushqimit tonë”, thekson kryetarja e Sllou fud Vodno.

Qëndrim i “slloufudistëve” është se kopshtet e shkollave si projekt duhet të hyjnë në programet vjetore të çdo shkolle.

“Konsiderojmë se është mirë përmes orëve të lira të shkollave të realizohen projekte në kopshtin. Gjithsesi se ky projekt mund të zbatohet edhe në shkollat e mesme, por, me koncept më të ndryshëm. Të jetë hulumtues, komercial dhe të menaxhohet. Të mblidhen mjete nga produktet në kopshtin me të cilat do të përmirësohen kushtet për punë në shkollë. Kopshtet mund të jenë edhe kopshtare, vend për mbajtjen e evenimenteve të caktuara”, shprehet Stefanovska.

Para formimit të kopshteve, paraprinë vendosja e bashkëpunimit me shkollat fillore dhe komunat, përgatitje të doracakëve për menaxhim dhe edukim, si dhe përgatitje të materialit propagandues, seminareve për mësimdhënësit, prezantime dhe punëtori në shkollat, e më pas edhe zhvillim të fushatës donatore mes kompanive, këshillave të prindërve dhe shkollave. Tek më pas vijon faza e dytë, gjegjësisht vendosja dhe ndërtimi i kopshtit dhe realizim i programit mësimor në kopshtet.

Tani për tani Programi për kopshte të shkollës është vendosur në gjithsej nëntë shkolla të Shkupit: SHFK “Avram Pisevski”, fshati Bardovc, SHFK “Hristijan Todorovski Karposh”, “Rajko Zhinzifov”, SHFK “Vllado Tasevski”, SHFK “Gjorçe Petrov”, SHFK “Dimitar Pop Gjeorgjiev Berovski”, SHFK “Kërste Misirkov”, SHFK “Krume Kepeski” dhe SHFK “Naumi i Ohrit”, fshati Bullaçan.

“Në të gjitha shkollat kemi donuar dhe së bashku me nxënësit kemi mbjellë fidanë lajthie. Nga projekti, krahas edukimit të mësimdhënësve dhe më të rinjve, presim edhe bashkëveprim social, aktivitet të rritur dhe vetëdije të rritur për rëndësinë e diturive nga fusha e mjedisit jetësor, si pjesë e procesit arsimor, animimit të së paku 10 shkollave fillore dhe përfshirje aktive të së paku 20 personave”, thekson profesoresha.

Deri në fund të vitit duhet të realizohet edhe projekti “Poligon i gjelbër për edukim, vegël për ngritjen e vetëdijes ekologjike viti 2020”, i financuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Është planifikuar që të krijohen kopshte në shkollat fillore nga rajoni i Pellagonisë dhe të barten dituri dhe përvoja nga shkollat në Shkup.

“Gjendja me KOVID-in, si kudo ashtu edhe gjatë realizimit të aktiviteteve tona, shkaktoi ndryshime. Shkollat me vonesë prej një muaji e fillojnë vitin shkollor, mësimdhënësit përgatiten për mësim përmes platformës së internetit. E gjithë kjo i prolongon planet tona. Por, në këtë periudhë ne i kemi përgatitur materialet edukative dhe promovuese, jemi të gatshëm për mbajtjen e seminarit dyditor me mësimdhënësit. Jemi në rrjedhë me përgatitjen e marrëveshjeve me komunat dhe shkollat që do të jenë pjesë e këtij programi”, shprehet Stefanovska.

Shembuj më të mirë për krijimin e kopshteve të shkollave tani për tani janë SHBA-ja, Italia, Holanda, Danimarka dhe veçanërisht Afrika e cila sot numëron 10.000 “kënde” të këtilla.

Mirjana Çakarova

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Janë sanksionuar 272 vozitës në Shkup, prej të cilëve 89 për shpejtësi të tejkaluar

Ngjarja e ardhëshme

Fadil Ademi - lojtar shembullor në Gjeneratën e Republikës 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian