Konvergjenca me Listën Serbe

Ndonëse, teorikisht, marrja e pushtetit me çdo kusht dhe mbajtja sa më e gjatë e tij njihen si qëllime kryesore të partive politike, megjithatë, qëllimet në fjalë duhet të kuptohen brenda kontekstit politik demokratik të vendit dhe nuk mund të përbrendësohen të shkëputura nga konteksti i interesave madhore kombëtare.

Interesi i Kosovës në këtë fazë është që të këtë qeveri stabile dhe opozitë bashkëpunuese konstruktive përshtatshmërisht me agjendën urgjente të integrimeve.

Në të kundërtën organizimi i një shumice parlamentare për rrëzimin e qeverisë, përveç që do ti ndërpriste proceset integruese edhe ashtu të vonuara, do ta rifuqizonte ndikimin e Listës Serbe e cila, siç e dimë është instrument kryesor i Beogradit për pengimin e proceseve shtetformuse të Kosovës dhe destabilizimin e saj.

Rrëzimi i Qeverisë në këtë fazë nuk do ti konvenonte askujt më shumë sesa Listës Serbe, e cila po vuan më shumë se kurrë mungesën e ndikimit dhe fuqisë politike të dhuruar nga qeveritë e kaluara ndër vite.

Duke parë rrjedhën e luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës konsiderojë qe skena politike në Kosovë duhet të jetë me bashkuar se kurrë më parë duke vënë në rend të parë interesin nacional para çdo interesi tjetër partiak duke ju shmangur me çdo kusht konvergjencës me Listën Serbe.

Në anën tjetër zgjedhja e opozitës që të merret me përpjekjet për rrëzimin e Qeverisë, në vend të reformimit përmbajtjesor të tyre, i cili do t’i bënte ato alternative konkurruese në zgjedhjet e ardhshme, është një gabim fatal, i cili do ti kushtonte edhe me keq sesa ne zgjedhjet e kaluara.

Përveç tjerash përpjekja për rrëzimin e Qeverisë vë në dyshim seriozitetin e deputetëve tanë para bashkësisë ndërkombëtare, e cila në vazhdimësi bënë thirrje për stabilitet politik në mënyrë të veçantë në kontekst të luftës së Rusisë në Ukrainë.

 

Ps. Autori ndjek studimet PhD në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Universitetit Necmettin Erbakan në Konya të Turqisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

NASA fotografon një galaktikë në formën e rrotës së një karroce

Story i radhës

Takimi Putin-Erdogan nënvizon lidhjet komplekse Rusi-Turqi

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish