Kontrollet e shtuara të trafikut japin rezultate, porositi Spasovski

Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Projekti për vendosjen e kamerave në kryqëzime dhe “kamerat e trupit” të nëpunësve policor është një nga sfidat më të mëdha dhe qëndrimi im dhe i MPB-së sa herë që krijohen kushte për ta përjashtuar subjektivitetin e njerëzve që marrin pjesë në kontrollin e trafikut, atëherë do të kemi efekte më të mëdha, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Kjo është arsyeja pse ne bëmë projekt pilot të filluar në vitin 2016, ndërsa kjo është në policinë e trafikut të autostradës ku u zbatua projekti për vendosjen e ‘kamerave të trupit’. Për momentin, ato janë duke u implementuar në SPB Tetovë, SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dhe ne vazhdojmë me implementimin e këtij projekti në tërë territorin e vendit”, informoi Ministri Spasovski.

Ai shtoi se janë bërë analiza të plota se ku dhe sa kamera duhet të instalohen që praktikisht do t’i kontrollojnë shkeljet e trafikut, rritjen e shpejtësisë, etj. Në gjithë territorin të mbulohet të gjitha autostradat, të gjitha magjistralet dhe rrugët rajonale, të kemi sisteme mobile.

Në pyetjen e gazetarëve se a shihen efektet e kontrolleve të intensifikuara të trafikut, ministri Spasovski, duke iu referuar faktit se për rreth dy javë tani, plane të veçanta të përpunuara për kontrollet e trafikut janë ndërmarrë jo vetëm në Shkup, por edhe në të gjithë vendin duke theksuar se mungesa e vazhdimësia në punën e policisë rrugore është një problem serioz.

“Këtë mëngjes kam pasur brifing mbi këtë temë, kemi ulje të aksidenteve të trafikut në periudhën në 10 ditët e kaluara, që do të thotë se këto kontrolle japin rezultate”, tha Spasovski.

Ai tha se do të duhet të ballafaqohemi seriozisht jo vetëm me rritjen e shpejtësisë së trafikut dhe jo vetëm me njerëzit që kanë përdorur alkool dhe substanca psikotrope, por, siç nënvizoi ai, një sfidë serioze do të jetë se si dhe si ta zgjidhim problemin me automjetet e paregjistruara dhe drejtimin e mjeteve motorike pa patentë shoferi.

“Për këtë me shumë gjasa do të nevojitet edhe ndryshim ligjor i caktuar i cili do të na ndihmojë të jemi pak më rigoroz në këtë fushë dhe gjithçka që do të japë efekte më të mëdha”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme.

Ndër të tjera, Spasovski informoi se në pjesën e ligjit për ngasjen nën ndikimin e alkoolit, shpejtësinë e tepërt, kalimi në të kuqe, mbesin sanksione rigoroze, ndërsa ka një reduktim në pjesët e tjera ligjore që do të japin efekt më të madh në pjesën e politikës penale. Sipas tij, jo gjithmonë një dënim i lartë mund ta japë efektin e pritur.

“Për këto raste në të cilat kemi, do të thosha mundësinë më të madhe që njerëzit të vuajnë, të kenë lëndime të rënda trupore, të kemi humbje të jetëve, këtu do të jemi rigorozë dhe për këtë arsye sanksionet sigurohen në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha ministri Spasovski. ls/fab

Изјава на министерот за внатрешни работи Оливер Спасовски

Posted by MИА.mk on Понеделник, 28 септември 2020

Ngjarja paraprake

Diagnostifikohen 48 rast të reja të Kovid-19, katër të vdekur dhe 61 të shëruar

Ngjarja e ardhëshme

Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian