Kontrolle antidrogë në Vainë, vritet oficeri i policisë

Gjate një kontrolli në një nga zonat e dyshuara për kultivim të kanabisit në lagunën e Kune-Vainit, në Lezhe humbi jetën një ofricer policie. Autori i dyshuar për vrasjen e tij, sipas policisë, është një 21 vjeçar me precedentë të mëparshem kriminale. Autoritetet thanë gjithashtu se gjatë rrethimit për kapjen e tij, i dyshuari u vetplagos me armën e tij dhe ndodhet në spitalin e Lezhës në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 minita, 50 metër në hyrje të zonës së mbrojtur të Lagunës Kune-Vainë, në Lezhë, ku u qëllua me armë zjarri, nga një autoveturë, ndaj një grupi prej 3 punonjësish të policisë vendore. Për pasojë, mbeti i plagosur një oficer i krimeve në komisariatin e policisë, i cili humbi jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lezhës.

Policia e Lezhës bëri të ditur se oficeri i policisë Saimir Hoxha u vra në krye të detyrës dhe se ishte pjesë e një grupi, që po kontrollonte territorin në zonën e Kune-Vainit, pas dyshimeve për kultivim të bimëve narkotike.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta të policisë vendore, ato të ndërhyrjes së shpejtë si dhe forcat RENEA të ardhura nga Tirana në përpjekje për të zbardhur ngjarjen dhe për të kapur autorin. Policia ka arritur të identifikojë autorin, ndërkohë që ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasje. Sipas policisë, autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të policisë është 21 vjeçari Aldi Rama, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e lëndeve narkotike dhe mbajtjes së armëve të ftohta.

Rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes, policia ka gjetur të braktisur një automjet tip Volkswagen, me të cilin autori i krimit është larguar.

Pas më shumë se 3 orë kërkimesh në Lagunën e Vainit, forcat e policisë, të mbështetura edhe nga një helikopter, arritën të lokalizojnë vendin ku fshihej autori i dyshuar i krimit. Ata i kanë bërë thirrje që të dorezohet por, sipas njoftimit të policisë së Lezhës, ai nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë dhe është vetëplagosur me armën e tij. Në këto kushte ai është transportuar për në spitalin e Lezhës në gjendje kritike për jetën. Pas ndihmës së parë, autori i dyshuar për vrasjen e oficerit të policisë, është transportuar për ndihmë më të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.

Gjatë këtij viti, në Shqipëri janë shënuar raste të shumta të kultivimit dhe trafikimit të narkotikeëve, ndërkohë që policia ka shtuar operacionet për zbulimin dhe asgjësimin e parcelave me bimë narkotike.

Në lidhje me ngjarjen e sotme reagoi edhe Presidenti Meta, ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili theksoi se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi policia nuk do të dorëzohet përballë askujt.

Gjithashtu, të martën në mbrëmje, përmes një deklarate, Ministri Çuçi bëri të ditur se “Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm”.

Ministri Çuçi përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se inkurajon fort të gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetjen e pakufishme, dhe në emër të qeverisë shqiptare, për të vijuar me vendosmëri betejën e përditshme me krimin, i çfarëdolloji qoftë ai.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Shefi i Shtatmadhorisë e quan luftën në Afganistan “dështim strategjik”

Ngjarja e ardhëshme

Kane drejt largimit, Tottehami gjen pasuesin e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian