Kontrabandistët hedhin në det emigrantët, raportohen 20 viktima

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit njoftoi se të paktën 20 nga 80 migrantë të hedhur në det nga kontrabandistët në Xhibuti kanë humbur jetën.

Drejtori Rajonal i IOM-it për Afrikën Lindore dhe Bririn e Afrikës, Muhammed Abdiker, tha në Twitter se të paktën 20 nga 80 migrantët e hedhur nga një anije kontrabande që po shkonte në Jemen vdiqën në brigjet e qytezës Obock të Xhibutit.

Duke rikujtuar se mijëra afrikanë të rinj përpiqen të kalojnë në Jemen për të arritur në vendet e Gjirit, Abdiker deklaroi se kjo ishte tragjedia e tretë e ngjashme në gjashtë muajt e fundit dhe se më shumë se 70 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Kontrabandistët e migrantëve, nga frika nga rojet e sigurisë, herë pas here hedhin migrantët në det për të shpëtuar.

Ngjarja paraprake

Mickoski: Zaev e shfrytëzoi izolimin tim, por Qeveria do të bie

Ngjarja e ardhëshme

Kritikat e DASH dhe “Freedom House”, Gjipali: Pandemia ka ndikuar tek liritë themelore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian