Kontesti me Bullgarinë, bisedojnë Pendarovski e Radev

Qeveria është e prerë se nuk ka nevojë për marrëveshje të re apo aneks ndaj marrëveshjes së 2017-tës për kontestin me Bullgarinë. Gjermania nga ana tjetër vijon përpjekjet për të shoshitur mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes në mënyrë që negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë të nisin muajin e ardhshëm. Pas bisedës me kryeministrin bullgar Borisov një ditë më parë, kancelarja gjermane Merkel sot zhvilloi bisedë telefonike edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Qeveria

“Në bisedën telefonike mes kancelares Merkel dhe kryeministrit Zaev u shpreh interesi i përbashkët dhe qëllimi i njejtë i të dyja vendeve, që konferenca ndërqeveritare të mbahet gjatë presidencës gjermane me BE-në, në dhjetor”

Më herët bisedë telefonike zhvilluan edhe presidentët e Bullgarisë dhe Maqedonisë, Rumen Radev dhe Stevo Pendarovski. Megjithëse nuk u zbardhën shumë detaje nga kjo bisedë, në komunikatën për media theksohej se presidentët biseduam për mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme për rrugën evropiane të vendit. Por Radev një ditë më parë i shpalosi hapur qëndrimet e tij. Ai tha se dallimet mes Shkupit dhe Sofjes duhet të zgjidhen përmes një marrëveshjeje të re e cila do të jetë ligjërisht e detyrueshme. Radev gjithashtu tha se çelja e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të shtyhet.

“Pres që qeveria bullgare të përpiqet që në kapitullin e 35 të kornizës negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut ta përfshijë Pozicionin Kornizë Kombëtar të miratuar nga Asambleja Kombëtare një vit më parë. Megjithatë, një gjë e tillë siç duket tashmë nuk do të ndodh, prandaj ka një rrugëdalje- shtyrja e negociatave deri në arritjen e një marrëveshjeje bilaterale të detyrueshme mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e të gjitha çështjeve bilaterale’ deklaroi Rumen Radev, President i Bullgarisë.

Jozyrtarisht, kushtet e Sofjes për fillim të negociatave nuk janë pjesë kornizës negociuese, që Gjermania e dorëzoi për miratim para ambasadorëve të shteteve anëtare. Gjithashtu se mosmarrëveshjet rreth identitetit dhe historisë, dy palët do të duhet t’i zgjidhin përmes një deklarate. Më 10 nëntor shefat e diplomacive të BE-së duhet të miratojnë vendimin për çeljen ose jo të negociatave me Maqedoninë.

Anesa Salihu

 

Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Suedia në mesin e vendeve evropiane që fillon zbatimin e masave anti-COVID

Ngjarja e ardhëshme

Biden thyen rekordin e Obamës, bëhet njeriu më i votuar në SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian