Konkursi i KEK-ut, krijon tollovi në kohë pandemie

Në kohën kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, si gjithnjë, problem i përhershëm, veçmas në stinën e dimrit, mbetet ajri i ndotur.

E ndotja më e madhe vjen pikërisht nga termocentralet, kjo ka bërë që shpesh të ketë edhe thirrje nga institucionet dhe nga organizatat shëndetësore që të veprohet në këtë drejtim.

Megjithë, tymin që po dilte nga termocentralet, në KEK dhjetëra qytetarë u panë sot teksa prisnin para zyrave të këtij institiucioni në Obiliq.

Një qytetar nga kjo komunë ka thënë se gjatë gjithë ditës është krijuar tollovi, krejt kjo për konkursin për punë që kishte hapur KEK.

Pamje të tilla në kohën kur është rritur numri i rasteve me koronavirus, janë tejet shqetësuese.

 

Ngjarja paraprake

Po të kishim më shumë Xhavit Kajtaza...

Ngjarja e ardhëshme

Aktorja që fitoj famë pas diagnostifikimit me leukemi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian