Konjufca: Dialogu është në qorrsokak prej të cilit s’po shoh dalje – Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në qorrsokak dhe kjo ka ndodhur për fajin e Serbisë, teksa nuk sheh rrugëdalje nga ky proces.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se pikënisje e “shkatërrimit” të dialogut është sulmi terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë.

Unë konsideroj që sa i përket perspektives së dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shohë dalje. Këtij qorrsokaku i ka paraprijë Serbia. (Dialogu) e ka pasur arkivolin më 24 shtator me sulmin në Banjskë.

Pikërisht për këtë arsye është shkatërruat edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet që të këtë një proces të negociatave që të vazhdoj normalisht. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut”, u shpreh Konjufca.

Story i mëparshëm

MPB me masa të shtuara në Shkup, kontrollohen qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion

Story i radhës

Rama në Berat: Do monitorojmë shkollat për sigurinë e nxënësve, kundër bullizmit apo kopjeve

Të fundit nga