Kongresmeni amerikan: Kjo ishte përpjekje për grusht shteti

Situata në Uashington është qetësuar disi, ndërsa protestuesit po largohen nga godina e Kapitolit.

Në kryeqytetin amerikan është vendosur ora policore duke nisur nga ora 6:00 e mbrëmjes.

Një grua është plagosur rëndë gjatë trazirave, kurse të paktën gjashtë policë po marrin trajtim mjekësor.

Turma sulmoi Kapitolin kur po zhvillohej mbledhja për certifikimin e Joe Biden si fitues.

Demokratët sulmuan menjëherë presidentin Donald Trump për këtë situatë.

Madje pati prej atyre që thanë se kjo ishte një përpjekje për grusht shteti.

“Kjo është anarki. Ky është një grusht shteti në tentativë,” tha kongresmeni Seth Moulton.

Për momentin, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe nata po bie.

Ngjarja paraprake

Kërkohet "aktivizimi i amendamentin të 25-të" për ta hequr Trump-in nga detyra

Ngjarja e ardhëshme

Përmeti tregon eksperiencën e tij me covid: Në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian