Konflikti në Nagorni-Karabah përplas interesat energjetike të Rusisë dhe Evropës

Fillimi i luftimeve në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanin për kontrollin e rajonit të Nagorni-Karabahut, rajon i Azerbajxhanit, i cili që nga viti 1994 është nën kontrollin e Armenisë, nga shumë analistë po cilësohet si konflikt në një zonë ku së fundmi po ndërthuren interesat energjetike të Rusisë dhe Evropës Perëndimore.

Që nga konfliktit i vitit 1994, edhe pse, jo publikisht, Rusia kishte mbajtur anën e Armenisë. Armenia është pjesë e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), organizatë ushtarake e krijuar dhe që drejtohet nga Rusia dhe që është krijuar si kundërpërgjigje ndaj NATO-s.

Rusia si pjesë e kësaj organizate është e pranishme në Armeni, ku ka një bazë ushtarake dhe vet prezenca e ushtrisë ruse në Armeni tregon më së miri për interesat ruse, në këtë pjese të Kaukazit Jugor, transmeton KosovaPress.

Shtetet anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, kanë obligim që në rast konflikti të ndihmojnë njëra-tjetrën. Deri tani Rusia nuk është pozicionuar hapur në konfliktin në mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, por si duket ashtu siç edhe kishte filluar në konfliktet në Ukrainë e Siri ka dërguar paramilitaret e “Wagner”.

Thuhet që pjesëtarë të kompanisë paramilitare ruse “Wagner”, tani më janë në Armeni dhe vetëm presin urdhrat që të shkojnë në Nagorni-Karabah.
Rusia pos raporteve të mira më Armeninë, ka ruajtur raportet të mira edhe me Azerbajxhanin. Interesat e Rusisë ishin që të dyja shteteve të ju shiste armatimet e saja dhe të ruante prezencën e saj, në dy shtetet që kishin fituar pavarësinë, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Për shkak të rezervave të konsiderueshme të gazit dhe naftës në këtë rajon dhe fillimit të eksploatimit të tyre, kanë filluar të ngërthehen interesat strategjike të Rusisë dhe Evropës Perëndimore.

Deri para fillimit të eksploatimit të gazit azerbajxhanas në rajonin e Detit Kaspik, Rusia kishte pothuajse monopolin e furnizimit me gaz të Evropës dhe kontrollonte të gjithë gazsjellësit.

Pas fillimit të ndërtimit të gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline), i cili gazin nga fushat gazmbajtëse të Shah Deniz në Azerbajxhan, do ta dërgoj në shtetet e Bashkimit Evropian. Si duket monopolit rus po i vije fundi.

Pas fillimit të ndërtimit të gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline), gazsjellës, i cili gazin nga fushat gazmbajtëse të Shah Deniz në Azerbajxhan, do ta dërgoj në shtetet e Bashkimit Evropian, si duket monopolist rus po i vije fundi.

Rusia nuk është e interesuar që të ketë zgjedhje për konfliktin në Nagorni-Karabah. Asaj i nevojitet që në këtë rajon të ketë konflikt të ngrirë, në mënyrë që kur të ketë nevojë mund ta rindezë konfliktin dhe të cenoj interesat perëndimore, përmes sulmeve ndaj fushave ku nxirret gazi dhe gazsjellësit TAP.
Derimëtani Rusia ka treguar se i nevojiten konfliktet e ngrira, në mënyrë që të jetë e pranishme politikisht dhe të sigurojë treg për armatimet e saja. Vlen të ceken konfliktet në Siri, Libi, Ukrainë, tani në Nagorni-Karabah, ku Rusia nuk është e interesuar që këto konflikte të zgjidhen.

Gjithashtu vlen të ceket edhe roli destruktitv i Rusisë në raport me rajonin tonë, ku vërehet rritje e presionit rus ndaj Serbisë. Rusia nuk është e interesuar që Serbia të arrijë marrëveshje përfundimtare me Kosovën, e cila nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi çdo marrëveshje përfundimtare do të thotë prezencë më të vogël ruse në Ballkan.

Ngjarja paraprake

Masat antiCOVID, votohet në Kuvend nevoja e ndryshimeve ligjore

Ngjarja e ardhëshme

Irani përgatit propozimin për zgjidhjen e konfliktit të Malësisë së Karabakut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian