Konflikti Nagorni-Karabaku: NATO bën thirrje për armëpushim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për armëpushim në Nagorni-Karabak, ndërsa vazhdojnë luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rajoni është brenda territorit të Azerbajxhanit mirëpo drejtohet dhe është e banuar me shumicë armene.

Të dyja palët e kishin nisur këtë përplasje gjatë vitit 1988-94, që më pas u dakorduan për një armëpushim.

Sidoqoftë, ato nuk e kanë arritur kurrë asnjë zgjidhje mbi këtë mosmarrëveshjeje.

“Është e rëndësishme që ne të përcjellim një mesazh shumë të qartë për të gjitha palët, në mënyrë që ata të pushojnë së luftuari menjëherë”, u shpreh Stoltenberg.

“Ne duhet të mbështesim të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore”, tha ai gjatë një vizite në Turqi.

Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin Nagorni-Karabak, filluan më 27 shtator, dhe ka eskaluar në nivelin më të rëndë që nga vitet 90-ta kur 30 mijë njerëz ndërruan jetë.

Ngjarja paraprake

Hotelierët reagojnë, Qeveria e gatshme të bisedojë, por mendimi i ekspertëve mbetet kryesor

Ngjarja e ardhëshme

Sekretari Aziri takoi deputeten Arta Bilalli Zendeli

të fundit nga