Konflikt pranë zyrave të LSI, 2 të plagosur

Një konflikt mes disa personave pranë zyrave të LSI në Sauk ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta dhe plagosjen e dy personave.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mesnatës. Burime bëjnë me dije se gjithçka ka nisur për motive banale. Personat që janë përfshirë në konflikt mësohet të jenë vëllezër të kandidatit numër 32 në Tirane nga listat e LSI, Klodian Dokës.

Zanafilla e konfliktit fillimisht ka nisur për një femër, pastaj ka kaluar tek LSI që ka sjellë plagosjen e shtetasve Roland dhe Oltjan Doka.

Një prej të plagosurve është në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe një tjetër është lënduar lehte dhe pas marrjes së mjekimit është larguar në banesë. Janë shpallur në kërkim tre persona dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë në tjetër.

Ngjarja paraprake

India në gjendje të rëndë nga pandemia, spitalet e mbingarkuara

Ngjarja e ardhëshme

Real siguron yllin e Bayern, Perez nxjerr në shitje Varane dhe Bale për një tjetër super goditje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian