Konfirmohet një rast me COVID-19 në shkollën “Ismail Qemali”, nxënësit e asaj klase hyjnë në izolim

Shkolla fillore “Ismail Qemali” ka bërë sot të ditur se pas konfirmimit të një rasti me COVID -19, sot më 5 tetor 2020, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është bërë testimi i komplet klasës bashkë me mësimdhënësit.

Në njoftim thuhet se klasa është dërguar në shtëpi në izolim deri në daljen e rezultateve nga IKSHPK-ja.

Gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave brenda shkollës.

“Me shpresën që do të marrim rezultate negativ për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Ne ju urojmë një javë të mbarë dhe shumë shëndet për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Ngjarja paraprake

Maliqi: Largohem përfundimisht nga politika, nëse nuk fiton opozita e bashkuar

Ngjarja e ardhëshme

Irak, bie një raketë afër aeroportit të Bagdadit

të fundit nga