Konfirmohet nga menaxheri: Khabib rikthehet vetëm për këtë kundërshtar, ishte dëshira e babait të tij

Fjalët të thëna nga ish-kampioni i shumëfishtë i UFC, Daniel Cormier rreth rikthimit të Khabib tashmë konfirmohen edhe nga menaxheri i luftëtarit.

Ali Abdelaziz, menaxher i Khabib Nurmagomedov në një bisedë me TMZ Sports ka deklaruar që vetëm një kundërshtar mund ta rikthej “Shqiponjën nga Dagestani” në oktagon.

“Sinqerisht, nëse ato që kam dëgjuar rreth rikthimit të Georges St. Pierre janë të verteta, mund ta shoh këtë ndeshje të ndodhë, kjo sigurisht do e zgjonte Khabib nga gjumi”

“Sfida me McGregor është shumë e vështirë të ndodhë, mendoj se financiarisht është një ndeshje e madhe, por të gjithë e dimë që Khabib nuk joshet nga paratë”

“Shumë shpejtë, Khabib dhe Dana White do të ulen për të darkuar në Las Vegas për të diskutuar dhe vendosur rreth të ardhmes”- përfundoi Abdelaziz.

Problemi i vërtetë rreth zhvillimit të këtij dueli titanësh është fakti se GSP nuk ka luftuar qysh nga viti 2017 kur mposhte Michael Bisping, e para asaj ndeshje po i njejti luftëtar kishte kaluar një pushim tjetër të gjatë pa luftë nga viti 2013.

Edhe babai i Khabib, Abdulmanap që vdiq nga komplikimet me Covid-19 ka dashur gjithmonë që i biri i tij të luftonte në një ndeshje kundër St.Pierre.

Ngjarja paraprake

Kolona të gjata për në Kodrën e Diellit, në hotele nuk ka as edhe një shtrat të lirë

Ngjarja e ardhëshme

Turqia dënon fuqishëm sulmin terrorist në Somali

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian